Arta Bajrami : Pas disa muajve me album të ri

January 14, 2009   | Lajmet / Vijesti

arta_bajramiKëngëtarja Arta Bajrami është duke punuar intensivisht rreth albumit të katërt të saj, i cili pritet të dalë në muajin qershor. Albumi do t’i ketë më shumë se dhjetë këngë të një cilësie të lartë pasi që Arta thotë se ajo po “sakrifikon” jetën private duke punuar vetëm rreth këtyre këngëve. Meqë albumi i fundit ka qenë në vitin 2007, Arta tha për Kosovapress se preferon të ketë albume çdo dy vjet dhe ka filluar të punojë intensivisht në studio rreth albumit të ri. “Jam shumë e angazhuar në studio dhe nuk po kam kohë të dalë.
Sinqerisht të them, ndoshta po sakrifikoj shumë jetën private duke punuar vetëm rreth këngëve, kështu që edhe publiku kur të më shohë dhe t’i dëgjojë ato këngë, do të kuptojë që i kam kushtuar shumë kohë”, tha Arta. Ajo u premton fansave se albumi do të ketë këngë të përzgjedhura, sepse ajo është munduar gjithmonë publikut t’i servojë këngë kualitative. “Deri tash e kam dëshmuar veten si kualitative dhe dua ta mbaj ashtu”, thotë Arta. Albumi do t’i ketë më së paku dhjetë këngë, por ka mundësi t’i ketë trembëdhjetë ose katërmbëdhjetë këngë. “Albumi i ri dallon nga dy albumet e kaluara, ngase ka rryma të përziera të muzikës, si techno oriental, house, R&B, si dhe dy këngë balada, që konsideroj se janë shumë të mira”, thote Arta e cila njihet si këngëtarja e parë që ka promovuar zhanrin R&B në Kosovë.

YouTube Preview Image
9