Kaltrina Selimi: Në rrugë drejt klipit

January 15, 2009   | Lajmet / Vijesti

kaltrina-selimiKaltrina Selimi – producente e projekteve të saj “Copy Paste”
Është njëra prej këngëtarëve të pakta, e cila pas një kohe mjaft të gjatë në skenë, ende nuk ka realizuar ndonjë album. E ka praktikuar ‘renditjen’ një këngë – një klip, në mënyrë që secila të jetë hit në vete. Është kjo këngëtarja e mirënjohur Kaltrina Selimi e cila gjatë një bisede për “Infopress” ka treguar arsyen, përse deri më tash nuk ka plasuar në treg ndonjë album…
Tashmë është angazhuar rreth përgatitjeve të klipit të radhës për këngën më të re “Copy Paste”, të cilën kemi pasur rast ta dëgjojmë për herë të parë në programet festive të fundvitit. Pas një pushimi të shkurtër, i cili erdhi si pasojë e angazhimeve të shumta për festat e fundvitit, Kaltrina ka vendosur që të vazhdojë me punët e lëna përgjysmë rreth muzikës. Këto ditë do të fi llojë bisedimet rreth caktimit të datës, për xhirimet e klipit të saj më të ri, realizimin e të cilit, edhe kësaj radhe këngëtarja ua ka besuar djemve të produksionit “Pixels”. “Zakonisht, për përgatitjen e një albumi realizohen shumë këngë dhe është e pamundur që dhjetë këngë të bëhen hit. Kam vendosur që të shkojë me ‘ritmin’ një këngë një klip. Në këtë mënyrë çdo këngë që po e përgatis po i kushtoj shumë më tepër rëndësi dhe kështu po dëgjohet e po pëlqehet më shumë”, – është shprehur ajo. Ndryshe, Kaltrina ka treguar se gjatë verës mëton të përmbledh të gjitha këngët e realizuar deri tash në një CD, të cilës do t’i bashkëngjes një ose dy këngë të reja. Ajo ka pohuar se deri më tash nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë ndonjë album duke pohuar se sot në Kosovë është e vështirë që të shitet një album dhe të të shpaguhet mundi. Këngëtarja njëkohësisht është edhe producente e projekteve të saj, dhe çdo investim fi nanciar e bën vet, ndaj konsideron se është duke shkuar mjaft mirë rrugës së suksesit
Melihate Gashi
Infopress

YouTube Preview Image
3