Kontrolli kufitar, nis marrëveshja me Malin e Zi

January 15, 2009   | Rajoni / Region

voznja-camcem-granicne-policije-crne-goreËshtë vënë sot në zbatim marrëveshja e nënshkruar me Malin e Zi një vit më parë për kontrollin ndërkufitar shqiptaro-malazes. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë përfaqësuesit e drejtorive të Kontrolli Kufitare si dhe pushteti vendor.
SHKODËR- Një marrëveshje bashkëpunimi mbi kontrollin e përbashkët të kufirit Shqipëri- Mali i ZI e firmosur rreth një vit më parë mes dy palëve është vënë në zbatim gjatë së enjtes. Përfaqësuesve të drejtorisë së kufirit dhe emigracionit shqiptare-malazes, kanë zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës për të diskutuar mbi pikat e përbashkëta që kanë marrë përsipër dy palët. Përmes një ceremoni të thjeshtë përfaqësuesit e dy drejtorive si dhe përfaqësues të pushtetit lokal kanë përshëndetur uniformat blu të dy vendeve. Në fjalën e tij përshëndetëse prefekti i qarkut Shkodër ka theksuar se ky projekt synon luftën ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Drejtori i përgjithshëm i policisë kufitare të Malit të Zi Vesko Vukadinoviç theksoi se kjo marrëveshje bashkëpunimi e cila po vihet në zbatim synon afrimin e dy vendeve drejt Bashkimit Europian. “Kjo është një ditë e madhe për mua, – ka theksuar Vukadinoviç sepse ne tani kemi nisur të vejmë në zbatim marrëveshjen e firmosur në shkurt të vitit 2008 në Konferencës Ndërministrore në Budva të Malit të Zi”. Nga ky pakt bashkëpunimi presim shumë edhe pse puna nuk do të jetë e lehtë që të vihet në zbatim, por me bashkëpunimin e mirë të të dy palëve mendoj se kjo do të arrihet. Kjo është një nga iniciativat që synon afrimin e dy vendeve drejt aspiratës së përbashkët të rrugës për në BE-në, ka theksuar ndër të tjerra kreu i policisë kufitare të Malit të Zi Vukadinoviç.më pas ceremonia vazhdoi me një patrullim të përbashkët shqiptaro-malazes përgjatë vijës së kufirit ujorë.
Balkanweb


1