Në La Guardia të Nju Jorkut bie avioni, shpëtojnë pasagjerët

January 16, 2009   | Bota

us-airways-a320Një avion i US Airways A320, i nisur nga aeroporti i La Guardia të Nju Jorkut dhe që ishte drejtuar për në Karolinën e Veriut, është rrëzuar në lumin e Hudsonit, që ndan Nju Jorkun, nga pjesa perëndimore e Manhatanit. Sipas imazheve të transmetuara nga CNN, avioni ndodhet në ujërat e lumit Hudson dhe rreth tij ndodhen shumë tragete.
Deri më tani nuk ka njoftime për të vdekur. Sipas autoriteteve amerikane, në bordin e avionit të fluturimit 1549, kishte 164 pasagjerë, si dhe 5 pasagjerë të ekuipazhit. Shkaktar për uljen emergjente të avionit në lumin e Hudsonit, mendohet të ketë qënë një zog, që kishte përfunduar në njërin nga motorët e avionit në momentin e ngritjes. Në Nju Jork ka nisur të bjerë edhe dëborë, duke bërë që ujërat e Hudsonit të jenë të akullta. Shumë pasagjerë janë shpëtuar nga tragetët që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por duke parë edhe kushtet e vështira klimatike, mund të ketë edhe viktima. Sipas dëshmitarëve okularë që po shihnin nga godinat aty pranë, avioni i është drejtuar ujit në një kënd gradual dhe ka bërë një përplasje të madhe. “Avioni po fluturonte shumë shpejt. Pati një kontakt të fortë me ujin”, u shpreh dëshmitari Ben Von Klemperer. Një avion Airbus A320, mund të mbajë maksimumi 179 pasagjerë. Sipas lajmeve më të fundit të gjithë pasagjerët e avionit kanë shpëtuar.
Shqip Media

Top Channel Video

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/mrekullia-hudson.flv


1