Armina Melvani: Tani në ekran më shihni mua
Mund të jetë ndër të vetmet 17 vjeçare, që ulet me qejf për të ndjekur edicionin e lajmeve në “Top Channel”. Arsyeja, se spikeri është babai i saj, por edhe sepse politika është pasioni i vërtetë, të cilit do t’i kushtojë studimet e larta. Njihet se në nga vajzat më të bukura të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, e quhet Armina Mevlani. Eshtë 1.68 m e gjatë, dhe ka tipare të brazilianes tipike. Një plus ky, për t’i hyrë e sigurt botës së televizionit, në këtë moment kur bukuritë e nxehta femërore kanë pushtuar ekranet, me telenovelat dhe këngëtaret latine-amerikane. Por Armina është shqiptare. Nuk është e njohur, por që do të hyjë pikërisht me këtë ambicie në tregun e vajzave 17 vjeçare të ekranit. E pikasën në mesin e Dhjetorit ndërsa ajo prezantoi mbrëmjen gala të dancit “Gjimnastrata” 2008, ku me një këmishë të bardhë dhe linjat e rrumbullakosura u ra në sy të gjithëve.
Iu bë ftesa për një emision televiziv dhe e pranoi, sepse qëllimi i saj është, të jetë e para. Po si? Do të drejtojë një format për të rinj, në një nga ekranet e njohura, siç është Vizion Plus. Deri këtu nuk të habit! Por ajo për vete është gati të na gozhdojë para ekranit disa ditëm vonë, me stilin e prezantueses spontane. Pas shtysës, që ka marrë nga i ati, Arben Mevlani dhe mami Mimoza, njëri gazetar dhe tjetra koreografe, ka nisur të bëjë hapat e para, një set të nxehtë fotografish. E kush nuk do donte të kishte për prindër çift modern, si prindërit e Arminës, të cilët kanë menduar se janë pikërisht në kohë, që vajza e tyre t’i hyjë botës së televizionit,edhe pse e dinë se është ndër profesionet më të vështira. Por si do t’ia dalë Armina për të qenë ndryshe, për t’u veçuar nga prezantueset e tjera, ajo e tregon vetë për “Panorama Plus”, së bashku me një set të nxehtë fotografish:
Dukeni se keni shumë pasion fotografinë?
Po sepse kur pozoj nuk e marr me emocion. Jam e lirshme, spontane para objektivit.
Keni tiparet e një brazilianeje, ju pëlqen t’ua vënë në dukje këtë ngjashmëri?
Më pëlqen bukuria e femrave mesdhetare, sepse kanë të bashkuar tiparet e egra me çiltërsinë e portretit. Por nëse do më pyesnit ta konkretizoja, do të përmendja Monica Bellucin. Përsa u përket tipareve të mia them se jam një ndërthurje e tipareve të prindërve.
Çfarë është emisioni që ju do prezantoni?
Është një emision për të rinj, ku do të trajtohen tematikat më të përfolura të momentit, me adoleshentë të ftuar, dhe thashetheme nga VIPash.
Cilat kanë qenë eksperiencat tuaja të mëparshme në botën e artit?
Dikur kam qenë këngëtare e Festivalit të Fëmijëve. Kam fituar kurorën e vendit të dytë të “Miss Mjelma 2006” në Maqedoni,kam pozuar për revista, dhe kam qenë imazh i disa firmave.
Po i hyni televizionit me kokën tuaj, apo ju kanë shtyrë prindërit?
Jo është shtysë e prindërve, sidomos e babit, i cili është gazetar, por mund të them se dhe unë e gjej veten tek gazetaria.
Spikeret e lajmeve janë ndër të vetmit, që nuk konsumohen nga dalja përditë në ekran. Mund të bëheni një spikere lajmesh?
Po, në të ardhmen.
Për çfarë ju këshillon babai?
Të jem vetvetja. Të ndjek atë që kam pasion, e të mos humbas në degë të tjera. Të njëjtët gjë më ka këshilluar dhe mami, që është koreografe, pjesë e botës së televizionit dhe ajo.
Një prezantuese si Armina…
Ekspresive apo e qetë?
Do ruaj qetësinë dhe do jem shumë spontane
Ngjyra e flokëve si do jetë?
Ngjyra natyrale gështenjë, s’i kam lyer asnjëherë dhe nuk do t’i lyej flokët as kur të dal në ekran.
Prindërit e njohur, një privilegj apo siklet?
Për mua privilegj, pasi më kanë lehtësuar rrugën drejt televizionit.
Do provoni të këndoni, apo të kërceni?
Kam kënduar në festivalin e fëmijëve kur isha 10 vjeç, por tani mendoj se stonoj shumë. Përsa i përket kërcimit, më pëlqen.
Kush është babai Arben Mevlani në komunikim me ju?
Është njeriu, që më bën gjithmonë për të qeshur. Por kur bëhet me nerva, (rrallë bëhet), por i tmerrshëm. Ndërsa mami është ajo që më shtyn për lëndët ekzakte, matematika për shembull, të cilën nuk e kam prirje, pasi pëlqej shumë letërsinë.
Mund të më përmendësh disa emra autorësh, që i ke të preferuar?
Poezitë e Bodlerit dhe Nerudës, romanet e Remarkut, dhe Frojdin si psikoanalist.
Kush ka qenë idhulli juaj kur ishit e vogël?
Dikur kisha dëshirë të isha si Britney Spears. Tani përsa i përket muzikës prirjet janë drejt rrock-ut dhe bluz-it.
Çfarë janë 17 vjeçarët e sotëm, po ju?
Kanë shumë dëshirë të thyejnë rregullat gjithandej, dhe i tërheq e ndaluara. Dhe unë s’bëj dallim.
Jeni dhe ju një nga nxënësit pleng prishës të shkollës ‘Petro Nini Luarasi”?
(qesh) Bëmat janë pafund, por gjithsesi nëse je nxënës i mirë në atë shkollë, natyrisht që do kesh sukses në të ardhmen. Unë e cilësoj veten si nxënëse të mirë.
Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të jetoni vetëm?
Jo s’mundem, pasi të qenit vajzë e vetme më pengon. Gjithsesi ky fakt më ka krijuar mundësinë, që çfarë dua ta kem.
PanoramaPlus





