Gjyste Vulaj: Tani klipet i bën vetë

January 17, 2009   | Lajmet / Vijesti

gjyste-vulaj1Gjithmonë preferon të tërheqë vëmendjen e publikut me veshjen dhe lëvizjet skenike që ka. Gjyste Vulaj është një ndër këngëtaret më të preferuara në tregun muzikor këtë verë ndaj dhe axhendën e datave të koncerteve e ka pasur shumë të ngjeshur.

Imazhi

Edhe pse vitet kalojnë, duket se mbetet gjithmonë e njëjta. Kujdeset shumë për paraqitjen e saj të jashtme dhe investon mjaft për të. Këngëtarja e lindur në fshatin Vuksanlekaj (Malësi) më 09.07.1977 prej më shumë se dhjetë vitesh është e martuar me Sokol Vulajn nga martesa me të cilin ka edhe një vajzë. Tashmë e adhuruar nga të gjithë shqiptarët kudo jetojnë zëri i saj ka arritur të depërtojë pothuaj në çdo shtëpi shqiptare. Deri më tani Gjystja ka realizuar katër albume. Përveç se këndon, Gjystja shkruan edhe tekste, merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit të videoklipeve, një prej të cilëve e ka punuar edhe vetë.

Fitimi

Dihet që këngëtaret fitojnë shumë nga koncertet dhe për më tepër Gjystja është një ndër ato që kërkojnë jo pak para në një koncert. E ndërsa nuk i pëlqen të flasë për këtë, ajo gjithmonë shprehet: “Secili dëshiron të ketë sa më shumë para. Përfitimi më i madh për mua është ndjenja shpirtërore ku komplimentet e njëpasnjëshme vijnë nga adhuruesit e mi”.

Vendimi

Këngëtarja nga Mali i Zi që prej fillimit të karrierës së saj ka vendosur të mos këndojë nëpër kafene. Ajo këndon në koncerte, salla të ndryshme, diskoteka moderne që janë nëpër mbarë botën. Herë-herë ajo e gjen veten edhe tek ndonjë familje, që e ka zgjedhur t’i këndojë në dasmë, por kohëve të fundit është shumë pak prezente aty pasi datat nuk i ka të lira.

Vip Shqiperia

YouTube Preview Image

1