KK”Ulqini”, klubi më i mirë i Turneut të 2008

January 17, 2009   | Sporti / Sport

kklub-ulqiniKlubi i karatesë “ulqini” e mbylli me sukses sezonin e dytë të garave për këtë vit

“Viti 2008 është viti më i suksesshëm i klubit tonë deri tash, sepse në këtë vit garuesit tanë fituan gjithsej 71 kupa dhe 820 medalje: 244 të arta, 275 të argjendta dhe 301 të bronzta në garat shtetërore dhe ndërkombëtare, në disiplinat ekipore dhe individuale”, thonë trajnerët e KK “Ulqini”.

Podgoricë – Të dielën në Podgoricë u mbajt Turneu i 29-të i Karatesë “Kupa e Çlirimit të Podgoricës 2008”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u shpall klubi më i mirë i turneut. Në këtë garë morën pjesë 28 klube me mbi 600 garues.

Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 98 medalje: 27 medalje të arta, 33 të argjendta, 38 të bronzta dhe 1 kupë për vendin e parë në renditjen e përgjithshme.

Sipas drejtuesve të KK “Ulqini”, ky rezultat ishte i pritur dhe me këtë garë ai e mbylli me sukses të shkëlqyeshëm sezonin e dytë të garave për këtë vit.

“Klubi ynë në këtë garë mori pjesë me 73 garues dhe përsëri vërtetuam që me meritë renditemi krah për krah me më të mirët. Kjo ishte gara jonë e 24-t për këtë vit dhe me këtë e përfundojmë sezonin e garave për vitin 2008. Viti 2008 është viti më i suksesshëm i klubit tonë deri tash, sepse në këtë vit garuesit tanë fituan gjithsej 71 kupa dhe 820 medalje: 244 të arta, 275 të argjendta dhe 301 të bronzta në garat shtetërore dhe ndërkombëtare, në disiplinat ekipore dhe individuale”, shprehen njëzëri kryetrajneri Ruzhdi Rama dhe trajnerët profesionistë të klubit Naim Duraku, Kujtim Sukaliqi dhe Mirsad Nasradini.

Nga KK “Ulqini” në këtë turne me medalje të arta u shpërblyen shumë garues. Blerta Tahiri u kurorëzua me tri medalje të arta, me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Rexhep Shaba, Dardan Ceka, Seida Suma dhe Petar Barlloviq, ndërsa nga një medalje të artë fituan Edisa Shaba, Ronald Jacoviq, Gabriel Bytyçi, Nermin Sumoviq, Edon Ceka, Edita Kovaçi, Xhemale Elezi, Jehona Musliq, Antigona Rama, Xhenis Rexhepi, Diamant Rexha, Viktor Curoviq, Albion Duraku, Petar Maroviq, Ilir Muja dhe Enis Shaba.

Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.

Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen: Gentiana Kuqi, Angjella Marnikoviq, Lumdita Paleviq, Diellëza Rama, Aleksandar Jevriq, Ardian Zagoviq, Ensar Marshiq, Adnan Kuqi, David Simoni, Bledar Seferi, Mirhad Popoviq, Enis Rexha, Bledar Kabashi, Ardit Boleviq, Mark Daboviq, Ibrahim Zogaj, Shpëtim Gjeka, Katarina Marnikoviq, Xheneta Gjekoviq, Izabela Ivanoviq, Andrea Llukiq, Jeton Luka, Nderim Cuca, Tufik Shurdha, Admir Luka, Ilirjana Paleviq, Edin Kraja, Lulzim Sumoviq, Arlind Nika, Ramazan Gjekoviq, Edmond Aliq, Kristian Luliq, Shaban Seferi, Granit Rexha, Fatlum Çapriq, Fatmir Kurmemi, Allmir Hajdari dhe Ermal Musliq.

Kohapress

YouTube Preview Image