Princ Leka e ka seriozisht me Elian, vajzën e Yllka Mujos

January 18, 2009   | Lajmet / Vijesti

princ-leka-_-elia-zaharia1Në përgjithësi është ai që shkon në Paris, atje ku Elia Zaharia ndjek studimet për kinematografi. Tashmë ka marrë pamjen e princeshës, në krah të Princit Leka. Në ditët e fundit të dhjetorit dhe ditët e para të janarit, ajo erdhi nga Franca ku vazhdon studimet, për të kaluar Natën e Vitit të Ri, së bashku me Princ Lekën, me të cilin ka mëse një vit e lidhur. Edhe pse Princ Leka, është treguar shumë skeptik me median për të rrëfyer këtë histori dashurie, burimet tona kanë pohuar se për të kjo është një histori e vërtetë, pasi ndihen shumë afër njëri-tjetrit. Një nga pasionet e tyre të përbashkëta janë udhëtimet, dhe librat. Ata janë gati moshatarë, dhe tashmë nuk e fshehin se janë një çift.

I kemi kërkuar të na tregojë më shumë nëse Elia, do të jetë Princesha e shqiptarëve, dhe nëpërmjet zëdhënësit të tij ka pohuar se është një çështje shumë intime. Por dihet tashmë që planet i bëjnë bashkë, edhe pse ajo është ende një studente, dhe Princ Leka, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo iu rikthye muzikës me klipin “31 October”, ndërsa së bashku janë shfaqur në disa aktivitete artistike ku Princi nuk mungon asnjëherë. Lidhja e Princit Leka, trashëgimtarit të fronit mbretëror me , vajzën e Yllka Mujos për shumë muaj u ruajt sekret. Edhe pse kjo është një lidhje nga ato romantiket, gjithsesi nuk duket nga ato të shkurtrat. Madje Princi shkon dhe e takon në Francë, Elian, edhe pse udhëtimet janë pjesë e jetës së tij.

PanoramaPlus