Senad Gaçeviq u zgjodh drejtor i Kulturës së Pakicave
Podgoricë – Këshilli Drejtues i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillin e Kulturës së Pakicave, në seacën e vet të katërt, të mbajtur më 23 dhjetor 2008, vendosi për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës.
Me rastin e shqyrtimit të aplikimeve të arritura të kandidatëve për postin e drejtorit të këtij institucioni, Këshilli Drejtues, në bazë të dokumentacionit të bashkëngjitur dhe planeve për punën e ardhshme të Qendrës, vendosi njëzëri që për drejtor të Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të zgjedhet kandidati Senad Gaçeviq, kompozitor i diplomuar.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës dhe Këshilli Drejtues drejtorit të posazgjedhur i uruan punë të suksesshme në realizimin e qellimeve të parashikuara, të cilat kandidati ia bashkëngjiti kandidaturës së vet, thuhet në kumtesë.
Kohapress





