“Mu thanë sytë”: Aurela Gaçe realizon albumin e ri

January 20, 2009   | Lajmet / Vijesti

aurela-gace1Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Aurela Gaçe, këtyre ditëve ka publikuar albumin e ri.
“Mu thanë sytë” është titulluar CD-ja e hedhur në treg nga shtëpia disko-grafike, “Supersonic”.
Në mesin e këngëve të përfshira në këtë album, bënë pjesë edhe kënga fituese e festivalit “Kënga Magjike 2007”, “Hape veten” si dhe një këngë që këngëtarja e ka në bashkëpunimin me grupin “West Side Family”. Ndryshe, singëllit “Mu thanë sytë”, këngëtarja i ka realizuar edhe videoklipin, i cili tashmë ka filluar së transmetuari në televizionet e Shqipërisë.
Kohët e fundit këngëtarja ka qenë mjaft e pranishme në Shqipëri, duke kujtuar këtu pjesëmarrjen në rolin e mysafires në festivalin “Kënga Magjike 2008” dhe atë të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Aurela Gaçe, e veçuar për vokalin dhe paraqitjet skenike, vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të njohura në skenën muzikore mbarë shqiptare.

Koha Vizion


YouTube Preview Image