Një gomone rrezikon të mbytet në Ulqin të Malit të Zi

January 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

gomone_barkaNjë gomone shqiptare në hapësirën bregdetare të Malit të Zi, rrezikon të mbytet në det. Lajmin e ka bërë të ditur Kapitaneria e Vlorës, e cila ka marrë një telefonatë urgjente që kërkonte ndihmë për të shpëtuar gomonen. Mendohet se në mjetin e vogël lundrues ndodhen tre persona. Nga ana tjetër, kapitaneria e Durrësit, bën të ditur se gomonia mund të jetë nisur nga Vlora, por megjithatë deri më tani nuk dihet asgjë zyrtarisht.Kjo kapitaneri thotë gjithashtu se gomonia ndodhet 35 milje larg nga Ulqini. Menjëherë ka nisur operacioni i shpëtimit për gomonen, ku në det ka dalë edhe roja bregdetare shqiptare, krahas asaj malazeze. Në operacionin e shpëtimit janë nisur edhe mjete lundruese nga Shkodra, ndërkohë në qiellin mbi det po fluturon edhe një helikopteri nga Ministria e Brendshme.Prej më se tre orësh, grupet e kërkimit janë shpërndarë në ujërat detare, por ende nuk kanë arritur të zbulojnë vendndodhjen e saj. Mendohet se gomonia ka pësuar defekt në det për shkak të dallgëve. Në ekuipazhin e saj janë peshkatar që kanë dalë për peshkim që prej së dielës.
Ora News