Sëmuret Çiljeta, mërziten fansat

January 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

ciljeta-xhilaga_1Viroza e gripit që po qarkullon këto ditë për shkak të temperaturave të ulëta ka kapur edhe Ciljetën e cila po qëndron disa ditë në shtëpi, me këtë rast edhe duke pushuar. I ka thënë “Jo”, çdo koncerti që ka patur në plan të shkojë duke anulluar disa data në axhendë. Ç’është e vërteta kohët e fundit Ciljeta ka qenë e ftuar në shumë aktivitete muzikore kohët e fundit, pjesa më e madhe e tyre jashtë Shqipërie. Vendet ku ka qenë me tëpër janë Italia, Greqia dhe Kosova. E duke u ndalur tek kjo e fundit. Ciljetës iu desh të qëndronte disa ditë më shumë në Kosovë, për shkak të pezullimit për gati dy ditë të fluturimeve në vendin fqinj, sëbashku me mikeshën e saj Skandinada Lala. Dhe me të mbërritur në Shqipëri, këngëtarja simpatike po qëndron disa ditë në shtrat për shkak të gripit. Ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Ciljetës shërim të shpejtë.

Bluetooth

YouTube Preview Image