Gomonia e zhdukur, gjendet nje kufome

January 22, 2009   | Lajmet / Vijesti

bregdeti-kerkimeGjendet prane ishullit te Mljetit, ne brigjet kroate, kufoma e nje prej peshkatareve te shpallur te zhdukur prej dites se diel.
Trupi i pajete ende nuk eshte identifikuar, nderkohe lajmin per gjetjen e kufomes e ka konfirmuar drejtori i kufirit ne Shkoder, Besnik Zela.
Kufoma u gjet ne nje zone rreth 30 kilometra larg Dubrovnkikut, jo shume larg vendit ku u gjet i mbijetuari Romeo Purizo.
Nderkohe kerkimet e ekipeve te shpetimit vijojne ende edhe pse shpresat per gjetjen gjalle te peshkatarit te fundit jane shume te pakta.
Gomonia me te cilen udhetonin Romeo Purizo e Niko e Sotir Golaj ata udhetonin ishte nisur te dielen nga bregdeti i Vlores, po per shkak te motit te keq dhe detit te Trazuar mjeti lundrues u zhvendos me ne brendesi te Adriatikut, duke kaluar ne ujerat malazeze me pas ato kroate.


Gomonia e zhdukur, gjendet nje prej te humburve


Romeo Purizo , nje nga tre peshkataret e humbur eshte gjetur sot ne oren 11.45 minuta ne afersit te ishullit te Mlijetit ne Kroaci.
Qendra Operacionale e Forcave te Brigades Detare ka sqaruar se gjendja shendetesore e 43-vjecarit nga Vlora eshte e mire dhe jashte rreziku per jeten.
Kerkimet  ne det dhe ne ajer qe kane nisur te dielen ne mesdite kane bere te mundur gjetjen e 43-vjecarit, i cili nuk ka mundur te sqaroje ende se cfare ka ndodhur me te dhe dy shoket e tij.
Operacioni i kerkimit eshte shtrire ne ujerat teritoriale te Malit te Zi, ku dy anije dhe  dy helikoptere te forcave tona ajrore  vazhdojne kerkimet per gjetjen e dy peshkatareve Sotir dhe Niko Golaj, te cilet mendohet se duhet te jene prane zones ku u gjet Purizo.
Kane kaluar pese dite qekur kapiteneria e Portit te Vlores u informua mengjesin e se dieles nga bashkeshortja e Purizos, se nje gomone me tre persona te cilet ishin nisur per peshkim  kane humbur ne det te hapur. Mjeti lundrues, por edhe dy peshkataret e tjere jane ende ne kerkim dhe mendohet se jane jashte territorit te Shqiperise.

Pese dite ne det, nje i mbijetuar, nje i mbytur

Gjenden ne ujerat kroate dy prej shtetasve shqiptare te zhdukur ne det qe prej te dieles. Njeri eshte gjendur i mbytur, ndersa Romeo Purizo eshte gjetur ne det prane nje ishulli.
Qendra Operacionale e Forcave te Brigades Detare ka sqaruar se gjendja shendetesore e 43-vjecarit  nga Vlora eshte e mire dhe jashte rreziku per jeten.
Purizo eshte gjetur pas kerkimeve nga dy anije dhe nje avion kroat.
Kerkimet ne det dhe ne ajer nisen te marten ne mesdite dhe vete sot cuan ne zbulimin e dy trupave, njeri i mbytur dhe nje i mbijetuar.

Per shkak te gjendjes se rende dhe shokut psikologjik Purizo nuk ka mundur te sqaroje detaje te luftes per mbijetese ne det dhe fatiti te shokeve.
Pese dite me pare tre personat, Romeo Purizo dhe Sotir e Niko Golaj kishin dale ne det nga Vlora, nderkohe qe te marten kapiteneria e Portit te Vlores u informua nga bashkeshortja e Purizos se barka e nisur per peshkim kishte humbur ne det te hapur.
Po keshtu, autoritetet moren edhe sinjal sos nga celulari i te humburve, qe i lokalizonte ata ne ujrat detare te Malit te Zi.

Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/gomonia-kerkimet.flv