Dafina përderisa po skijonte në Brezovicë,ka thyer hundën

January 23, 2009   | Lajmet / Vijesti

dafina-zeqiriDafina i nënshtrohet intervenimit kirurgjik
Këngëtarja e re kosovare, Dafina Zeqiri, ka thyer hundën përderisa po skijonte në qendrën e skijimit në Brezovicë. Mësohet se pas kësaj, gjendja shëndetësore e këngëtares është përkeqësuar, prandaj ajo është detyruar të shkonte në Suedi, ku dhe do të ketë intervenim kirurgjik. Për këtë arsye Dafina mungoi në promovimin e videoklipit “La Vida Loca” të mbajtur në Prishtinë. Këtë këngë të re Dafina e këndon në bashkë me Bleron dhe F-Kay. Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Dafinës me këngëtarë të tjerë. Më parë ajo ka bashkëpunuar edhe me të tillë si Hekuran Krasniqi, Lyrical Son dhe Genc Prelvukaj, i cili deri para një kohe ishte producent i këngëtares. Kënga e fundit e Dafinës “Bateritë” ishte pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike 2008”, ku u shpërblye me çmimin “Magjia e parë”, i cili u jepet artistëve më të dalluar ndër të rinj. Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më aktuale në skenën muzikore, që kohët e fundit po veçohet për paraqitjet e saj skenike.

YouTube Preview Image
27