Modelja e njohur shqiptare Irsida Aliu, në reklamat e Ethan Allen-it
Irsida Aliu në reklamat e Ethan Allen-it
Modelja e njohur shqiptare që jeton në Shtet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur në reklamën e Ethan Allen-it, i cili jep modelet e tij të reja se si të jetoni në shtëpi.
Përndryshe, modelja shqiptare sapo është kthyer nga Kina ku ka punuar në një agjenci të modës atje, përderisa ka nënshkruar edhe një kontratë marketingu me agjencinë e modës “Nine West”.
Modelja po ashtu ka mbajtur një sesion të fotografive me revistën e njohur amerikane “Nouvo”.
Reklama e bërë për Ethan Allen, që është një firmë e njohur për dizajnin e mobilëve në Amerikë, është transmetuar rregullisht në televizionet amerikane, madje edhe në televizionin e njohur CNN. Përndryshe, bukuroshen mund ta shikoni nëse klikoni në
Gazeta Express





