Ukraina bllokon anëtarësimin Malit të Zi në OBT

January 23, 2009   | Lajmet / Vijesti

gordana-durovic-_sto_wtoUkraina bllokoi anëtarësimin malazez në OBT
Mali i Zi nuk do të pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë (WTO) më 3 shkurt, siç ishte planifikuar, për shkak të kundërshtimit të Ukrainës.
Kështu deklaroi të enjten zëvendëskryeministrja malazeze Gordana Djurovic, sipas së cilës, qëndrimi i Ukrainës është “pa precedencë”, dhe se ndonjë rast i ngjashëm nuk ka ngjarë në historinë e WTO-së, që prejse ekziston, nga viti 1995.
Ukraina nga Mali i Zi kërkoi sqarime legjislative shtesë rreth bujqësisë, industrisë, mallrave dhe shërbimeve.
Gazeta Express

YouTube Preview Image