Afërdita Dreshaj dëshiron të bëhet këngëtare

January 26, 2009   | Lajmet / Vijesti

aferdita-dreshaj6Duke ndjekur hapat e të dashurit, modelistja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj, ka vendosur të hyjë në botën e muzikës. Duket se Afërdita nuk po kënaqet me karrierën si modele dhe nuk i pëlqen më të qëndrojë me orë të tëra para aparateve fotografike, por kërkon më shumë nga vetja. Kush e di, mbase edhe është ndikuar nga i dashuri Shpat Kasapi, i cili tashmë ka një karrierë të suksesshme në muzikë. Pa zbuluar shumë se për çfarë zhanri bëhet fjalë Afërdita ka bërë me dije se është duke punuar një këngë, e cila pritet të shoqërohet edhe me klip e pastaj të lansohet në tregun muzikor. Por, ajo kurrsesi nuk do të heqë dorë edhe nga modelimi, profesion ky që i sjellë jo vetëm argëtim por edhe të ardhura të mira, duke pasur parasysh faktin se ka kontrata me kompani të njohura botërore. Se sa do të ketë sukses në muzikë, ashtu siç ka ecur përpara me modelim, pritet të shihet në të ardhmen. Një gjë është e sigurt, ajo do ta ketë  përkrahjen e të dashurit në këtë sferë.

Kosova Sot

YouTube Preview Image
9