Nansen Dialog: Një program elitar edukativ

January 26, 2009   | Shoqëria / Društvo

nansen-dialogue-centre-montenegroFilloi punë gjenerata e shtatë e shkollës së udhëheqjes politike në Mal të Zi
Të premten në Petrovac filloi punën gjenerata e shtatë e Shkollës së.

Udhëheqjes Politike në Mal të Zi e cila organizohet nga Qendra Nansen Dialog, në kuadër të Rrjetit të Shkollës së Studimeve Politike të Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Fondacionin Instituti për Shoqëri të Hapur, Institutin Demokratik Nacional (NDI), Misionin e OSBE-së në Mal të Zi, Akademinë Nansen nga Lilehameri i Norvegjisë dhe Parlamenti i Malit të Zi.
Në pjesën ceremoniale të hapjes pjesëmarrësit i përshëndetën z. Haakon Blankenborg, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë, znj. Sanja Elezoviq, drejtoreshë e Fondit për Shoqëri të Hapur në Mal të Zi, z. Valdemar Figaj, zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Mal të Zi.
Pjesëmarrës të këtij programi edukativ elitar janë politikanë në poste më të rëndësishëm në partitë e tyre, liderë të organizatave joqeveritare, sindikatave dhe gazetarë të rubrikave të politikës të mediave kryesore në Mal të Zi.
Moduli i parë që zgjati deri të hënën iu kushtua integrimeve europiane, barazisë gjinore dhe decentralizimit.
Lidhur me këto tema ligjëruan Sonja Licht, drejtoreshë e Fondit për Veçanti Politike nga Beogradi, dr. Gjorgjije Bllazhiq, profesor universiteti në Podgoricë, Novi Pazar dhe Beograd, Natasha Obradoviq, ekspert për financa – udhëheqëse e projektit për themelimin e Fondit revolving, Dragan Gjuriq, shef i Njësisë menaxhuese të Programit për Zhvillimin e Kapaciteteve pranë Qeverisë së Malit të Zi, Negjelko Gjuroviq, gazetar, Hana Hubackova, ambasadore e Çekisë, vend udhëheqës i BE-së, Leopold Maurer, shef i Delegacionit të Komisionit Europian në Mal të Zi, Haakon Blankenborg, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë, Ana Vukadinoviq, sekretare e Sekretariatit për Integrime Europiane, prof. dr. Çedomir Çupiq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike, dhe Nada Drobnjak, shefe e Zyrës për Barazi Gjinore pranë Qeverisë së Malit të Zi.
Shkolla e Udhëheqjes Politike zhvillohet në pesë module disaditore dhe zgjat deri në muajin shtator. Moduli i dytë do të zhvillohet nga data 6-8 shkurt.
I.Kallaba
Koha Javore