Çiljeta arrin të vijë në formë me disa kg më pak
Mania e dobësimit me çdo kusht ka prekur dhe Çiljeta Xhilagën, e cila gjithmonë është shquar për linjat e mbushura. Një teprim, me peshën e saj u vu re pak muaj më parë, kur ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike’ me këngën “Duty free”. Me një fustan të shkurtër të dizenjuar sipas stilit të marinarit, prej nga ishte frymëzuar dhe Kristina Aguilera në këngën “One stop shop” u pa dhe një peshë më e madhe. Por këto ditë, paparaci ynë e ka fotografuar Çiljetën në një nga pub-et e Tiranës duke u argëtuar me miq të saj. Siç e shihni dhe në foto, duket se ka humbur në peshë krahasuar me pak muaj më parë. E veshur me një fustan leopardi, një nga preferencat e përhershme të Çiljetës, ajo duket me linja të dobësuara.
Deri tani ajo kishte bërë bujë me ngjyrën e flokëve, që në verë e ndryshoi ekstremisht nga të zezë në bionde. Po me këtë ngjyrë flokësh u prezantua dhe tek “Kënga Magjike”, por me flokë të shkurtuara shumë. Se sa kg është dobësuar nuk mund ta themi ekzaktësisht pasi dihet që në varësi të veshjeve ndryshojnë në dukje dhe linjat. Është sigurt që ka humbur kile, pavarësisht se si duket nëse vesh rroba sportive, klasike apo ekstravagante. Sa për look-un, tani ajo eksperimenton, me të gjitha ngjyrat. Çiljeta është një nga këngëtaret më të paguara edhe për shkak të linjave “sexy”, dhe ndoshta kur ka parasysh këtë, ia vlen të sakrifikojë qoftë edhe me dieta të ndryshme, vrap, apo palestër.
PanoramaPlus





