Genta Ismajli ndez publikun shqiptar

January 27, 2009   | Lajmet / Vijesti

genta-ismajli-00Është padyshim, një ndër këngëtaret më të mira sot për sot në Shqipëri dhe Kosovë, publiku e pëlqen shumë ndërsa kritika jep vlerësimet më të mira. Është fjala për këngëtaren Genta Ismajli, e cila pak herë merr pjesë në kompeticione, por kur vendos ta bëjë një gjë të tillë, zë gjithmonë vendet më të larta. Punon fort dhe në mënyrë paralele për këngë dhe klipe të cilat i realizon në mënyrën më të mirë të mundshme. Të shumtë janë organizatorët e koncerteve që e ftojnë të marrë pjesë në to, me shuma shumë të majme, por të pakta janë vendet ku Genta pranon të shkojë dhe të këndojë, shoqëruar me performancat e saj të shkëlqyera. Një ndër këto vende, ku Genta ka pranuar me kënaqësi ftesën është club ‘Rio’.

Dhe ne ju sjellim fotot ekskluzive nga ku Genta ka ngritur publikun peshë të cilët kanë qëndruar për shumë orë me rradhë nën shoqërinë e këngëve të saj. Këngët që ajo ka deputuar kanë qenë të shumta dhe pjesa më e madhe i përkasin albumit të saj më të ri të cilin e ka realizuar në Amerikë, por shumë të pëlqyera kanë qenë edhe këngët e disa kohëve më parë me të cilat këngëtarja kosovare gjithmonë ka shkëlqyer, në çdo skenë.

PERFORMANCA

Siç e shihni edhe nga këto foto, Genta është treguar mjaft elastike, nuk ka ndalur së kërcyeri. Me flokë të gjatë me onde në ngjyrë lajthie, Genta ka paturpatur një veshje të këndshme dhe të veçantë, sa sportive aq edhe ekstravagante, e cila i ka treguar më së miri linjat perfekte. Dhe kjo nuk është habi, mjafton të kujtojmë performancën e Gentës në edicionin e dhjetë të “Kënga Magjike” e ftuar ndër këngëtarët e tjerë triumfues të këtij konkursi ndër vite. Me të përfunduar këngën fituese të disa viteve më parë, këngëtarja bën një rrotullim në skenë, me asnjë ndryshim nga një balerinë, dhe trupi ndalet në pozicionin e sparkatës, pa asnjë vështirësi. Madje Arditi i kërkoi ta bëntë përsëri këtë gjë, si një detaj shumë të pëlqyer për publikun. Edhe tek “Rio” ka ndodhur jo vetëm kaq, por një larmi lëvizjesh, ndërsa të pranishmëve nuk iu bëhej të largoheshin.

FAQJA NË INTERNET

Së fundmi, këngëtarja kosovare ka hapur edhe faqen e saj personale në internet. Të gjithë mund ta ndjekin atë hap pas hapi, me lajmet më të fundit dhe turet e saj nëpërmjet adresës www.gentamusic. com. Një website i pasuruar me larmi fotosh, ku mund të lexohet lehtësisht biografia e Gentës, mund të dëgjohet online muzika e saj por edhe shumë kuriozitete dhe video nga koncerte dhe festivale.

GENTA DHE MILOTI

Genta Ismajli prej shumë vitesh jeton një histori dashurie me Milotin i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i saj. Pak kohë më parë u fol se çifti u nda pas një krize, por Genta nëpërmjet intervistave dhënë për shtypin kosovar ka vërtetuar të kundërtën, madje duke lënë të kuptojë se 2009-a mund të jetë edhe viti vendimtar për ta, ndoshta një dasmë.

http://www.gentamusic.com/

YouTube Preview Image


13