Fejohet Arta Bajrami

January 29, 2009   | Lajmet / Vijesti
arta-bajrami21Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami është fejuar para dy dite. Lajmin e ka konfirmuar për “Express Online”, vet këngëtarja e cila ka thënë se e ka marrë këtë vendim pasi kishte gjetur personin që i është përshtatur. “I fejuari i im ka pseudonimin Xhimi dhe jeton në Gjermani. Për emrin e vërtetë nuk dua të jap detale. Data e fejesës është data 22 janar”, ka thënë Arta për “Express Online”. Por, redaksia e “Express Online” ka mësuar se emri i të fejuarit të Artës është Xhemajl, por nuk ka arritur të mësoj për mbiemrin e tij. Ajo po ashtu ka lavdëruar të fejuarin e saj, i cili sipas saj, është djali që ajo e ka ëndërruar për një kohë të gjatë.
7