Policët Kosovar në pikën kufitare Kullë-Rozhajë kërkojnë mito

January 31, 2009   | Rajoni / Region

ne-piken-kufitare-kulle-rozhaje-kerkojne-mito“Polici i cili më ka ndalur, më ka kërkuar 5 euro duke më thënë …qiti 5 euro se rrogat e vogla e s’po muj bëjmë gjë me to”, – rrëfen për ‘Infopress’, tregtari pejan B. D…
Ndonëse është cilësuar si njëra ndër policitë më të pakorruptuara në rajon, në adresë të Policisë së Kosovës, kohëve të fundit kanë shkuar disa vërejtje për kërkesë të mitos nga ana e pjesëtarëve të saj. Më e përfolura është pika kufi tare Kullë-Rozhajë, për të cilën kohëve të fundit thuhet të jenë shpeshtuar rastet kur policët kufi tarë kërkojnë para – mito nga tregtarët shqiptarë e malazezë, të cilët shkëmbejnë mallrat e tyre në Kosovë e Mal të Zi. Edhe burime brenda Policisë së Kosovës, të cilat kanë preferuar të mbeten anonime, kanë konfi rmuar për ‘Infopress’ se janë disa raste të kërkesës së mitos që janë paraqitur dhe janë duke u trajtuar nga organet kompetente. Ndërkohë që, nga policia kufi tare e regjionit të Perëndimit, në të cilin regjion përfshihet edhe pika kufi tare Kullë-Rozhajë, është dhënë një version më ndryshe. Ata thonë se kanë raste kur qytetarët u kanë ofruar para – mito policëve kufi tarë dhe jo e kundërta. Nga ana tjetër, zyrtarë të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit kanë thënë të mos jenë në dijeni për këto raste.

‘Mito u kërkohet më shumë malazezëve se shqiptarëve’

Tregtari pejan B. D. (emër i njohur për redaksinë), ka rrëfyer për ‘Infopress’ se ka kohë që në pikën kufi tare mes Malit të Zi dhe Kosovës, Kullë-Rozhajë ka fi lluar së aplikuari fenomeni i quajtur mito. Ai rrëfen se mbrëmjen e 23 janarit të këtij viti, teksa po kthehej nga Mali i Zi, ku kishte shkuar për të furnizuar dyqanin e tij, me të ndalur nga ana e policisë kufi tare të Kosovës në pikën kufi tare Kullë-Rozhajë, atij i është kërkuar mito. “Polici, i cili më ka ndalur më ka kërkuar 5 euro duke më thënë …qiti 5 euro se rrogat e vogla e s’po muj bëjmë gjë me to”, – thotë B. D. Ai shton më tutje se janë më të rralla rastet kur tregtarëve shqiptarë u kërkohet mito, mirëpo siç thekson ai, kohëve të fundit më shumë po u kërkohet mito tregtarëve malazezë që sjellin mallra në Kosovë, nga ana e policisë kufi tare të Kosovës.

Versioni ndryshe…

I kontaktuar nga gazeta, komandanti i Policisë Kufi tare të regjionit të Perëndimit, major Azem Malaj ka treguar një version më ndryshe. Ai ka thënë se në policinë kufi tare Kullë-Rozhajë ka raste kur qytetarët u kanë ofruar mito policëve dhe nuk ka policë që kanë kërkuar mito nga qytetarët. Malaj fi llon deklaratën duke thënë se ‘tani unë po ju tregoj të vërtetën’. “Ne e kemi pasur një ankesë të një qytetari, mirëpo qytetari i njëjtë i ka ofruar mito disa kohë oficerëve tonë. Dhe për atë është ngritur procedura dhe rasti është dërguar në prokurori. Normalisht, gjykata ia ka shqiptuar dënimin për ofrimin e mitos. Pas një periudhe i njëjti vozitës ka ardhur në pikë dhe ka pasur disa mangësi në automjet dhe ofi cerët ia kanë shqiptuar tiketën e trafi kut. E, ai për atë shkak i mllefosur është ankuar, kinse i kanë kërkuar mito”, – thotë Malaj. Ai kundërshton çdo mundësi që policët kufi tarë në pikën Kullë-Rozhajë të merren me fenomenin e kërkimit të mitos. “Ne merremi me vërejtje seriozisht dhe do t’i ndërmarrim masat e parapara në bazë të ligjit. Kështu me thashetheme s’mund të fl as, mirëpo ne nuk kemi ankesa, s’kemi asnjë ankesë përveç asaj që e ceka”, – shprehet ai duke shtuar se ka 10 apo 15 raste të ofrimit të mitos nga ana e vet qytetarëve, raste këto që janë në procedurë ligjore.

BOX: ‘Ka raste të paraqitura, por s’janë alarmante’ Se ka raste të kërkesës së mitos nga ana e policisë kufi tare, raste këto të cilat janë të njohura edhe për vet policinë, një gjë të tillë e ka konfi rmuar për ‘Infopress’ një zyrtar i lartë i Policisë Kufi tare të Kosovës. Për shkak të pamundësisë për t’u prononcuar për media, ai ka bërë të ditur në kushte anonimiteti se Policia Kufi tare dhe Inspektorati i Policisë së Kosovës është i informuar për disa raste të tilla, edhe pse sipas tij, gjendja nuk mund të quhet si alarmante. “Sipas informatave anonime ne i hetojmë ato raste. Jemi të informuar për disa, por jo në atë masë sa ju po e alarmoni”, – shprehet burimi në fjalë brenda Policisë së Kosovës

Leonora Bërbatovci
Infopres