Puntorët nga Kosova në Ulqin me leje pune

February 1, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

unija_pcg_leje-per-punQytetarët e Republikës së Kosovës, nëse dëshirojnë të punojnë në Ulqin apo në ndonjë qytet tjetër të Malit të Zi, duhet të pajisen me leje adekuate
Krijimi i shteteve të reja të pavarura, të dala nga ishshteti jugosllav, ka sjellë norma të tjera ligjore edhe në fushën e punësimit. Edhe në Mal të Zi ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për pajisen e personave jorezidentë me leje përkatëse pune. Kështu tha të shtunën Hasan Gjoni, zyrtari më i lartë nga radhët e shqiptarëve në këtë vend në Entin e Punësimit Shtetëror të Malit të Zi për komunën e Ulqinit. “Normalisht, sikundër të gjithë shtetasit e huaj, ashtu edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilën, siç dihet, e ka njohur Podgorica, nëse dëshirojnë të punojnë në Ulqin apo në ndonjë qytet tjetër të Malit të Zi, duhet të pajisen me leje adekuate”, tha Gjoni. Ai shton se kërkesën për vend pune në Ent e paraqet punëdhënësi “…dhe ne si institucion përkatës shpallim konkursin, ku paraqiten kandidatët, sigurisht se përparësi u jepet atyre vendorë”. “Kjo formë e punësimit edhe për njerëzit nga shtetet e tjera, është më efikase, qoftë për punëdhënësin, apo punëmarrësin që të përmbushin detyrimet e përcaktuara me kontratë”, thotë ai. Në Malin të Zi, vitin 2008 në cilësinë e të punësuarve si jorezidentë kanë qenë mbi 40 mijë veta. Sivjet Enti parasheh që ky numër të jetë më i vogël, rreth 34 mijë. Sigurisht se këtu kemi edhe shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët njësoj duhet t’u nënshtrohen këtyre normave ligjore. Në këtë kontekst, Kosovalive kontaktoi punëdhënës dhe punëmarrës- shtetas kosovarë që aktualisht janë të angazhuar në veprimtari ndërtimore në Ulqin dhe në qytete të tjera bregdetare të Malit të Zi, të cilët thanë se ka tolerancë, por janë duke e përfillur këtë ligj malazias.
Gazeta Express

1