Shpati këndon, Blero nuk lë të dashurën e tij të mërzitet

February 1, 2009   | Lajmet / Vijesti

aferdita-dreshaj-_shpat-kasapiPasi ka korrur suksesin ne Michigan të Amerikës si modele, Aferdita Dreshaj është kthyer kohëve të fundit në personazhin më të klikuar dhe të ‘përgojuar’, kjo për faktin se të dhënat rreth jetës së saj private zgjojnë interesin e publikut. Prej kohësh është e lidhur me këngëtarin Shpat Kasapi me të cilin po përjeton një histori të vërtetë dashurie.
Janë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit, madje në media disa ditë më parë do të mbërrinte dhe lajmi i mirë për ta i deklaruar nga Afërdita e cila theksoi: Me Shpatin do të martohem. Janë larg fizikisht por mbeten afër me zemër dhe kjo i bën më të fortë për të përbashkuar distancën. Por në fakt, paparaci ynë ka kapur një nga këto ditë Shpatin bashkë me Afërditën tek lokal “Rio” në Durrës, në të cilin këngëtari ka qenë i ftuar për të kënduar. Bashkë me ta ka qenë edhe Blero, një mik shumë i mirë i Shpatit. Kujtojmë këtu që Blero ka dhënë kontributin e tij në shumë këngë të këngëtarit, disa prej të cilave ai ka konkuruar edhe në edicionet e ‘Top Fest’. Siç shihet edhe nga këto foto, janë shumë mirë bashkë dhe ndihen tepër të lumtur. Në tavolinë kanë qenë të akomoduar të tre dhe bisedat kanë qenë nga më miqësoret. Përveçse kolegë të mirë, Shpati dhe Blero janë dhe shokë shumë të ngushtë, ndaj dhe bisedat mes të treve kanë qenë shumë konfidenciale. Sa herë që Shpatit i vinte rradha të këndonte, Afërdita dhe Blero e përshëndesnin nga tavolina ku ishin duke kërcyer ndenjur, ndërsa djali simpatik tundte kokën në formë dashamirëse prej së largu. Më pas afrohej sërish tek ta, pa harruar asnjëherë që Afërditës t’i dhurojë një përqafim. Këto bëheshin më të shpeshta edhe kur mbeteshin pak vetëm, pasi i ftuar për të kënduar në këtë club ka qenë dhe vetë Blero. Zakonisht dy këngëtarët e gjejnë nuse dhe unë s’bëj përjashtim. Megjithatë për momentin jam e kënaqur edhe thjesht me dashurinë që i falim njëri-tjetrit, sepse jam shumë e zënë me karrierën. E rëndësishme është që ndihemi mirë me njëri-tjetrin, kuptohemi dhe duhemi. Kjo na mjafton, të tjerat janë thjesht formalitete.- do të shprehej pak kohë më parë ajo. E ndërsa mbetemi tek ditët e nxehta të verës, Shpati dhe Afërdita po i kalojnë ato për mrekulli bashkë. Me një ngjyrë shumë të bukur të lëkurës, ofruar nga rrezet e shumta të diellit që kanë marrë në plash, ata vijojnë pushimet, nga më të mirat që mund të kenë kaluar ndonjëherë.
Bluetooth

YouTube Preview Image
5