M.Braha: Nuk dua t’i bëj konkurrencë vetes

February 3, 2009   | Lajmet / Vijesti

mihrije-brahaKëngëtarja Mihrije Braha tashmë e ka të gatshme një këngë të re, mirëpo preferon që atë ta lansojë kah muaji mars, për faktin se nuk dëshiron “t’i konkurrojë vetes”.
Realizimi i fundit i Mihrijes, “Ti nuk je shtëpia ime”, është pëlqyer nga publiku dhe është njëra nga këngët më të kërkuara në top-lista, dhe pikërisht kjo është arsyeja që këngëtarja preferon që këngën e re ta lansojë dikur më vonë.
Nuk dua t’i bëj konkurrencë vetes, për këtë kam vendosur që këngën e re ta lansoj në pranverë”, është shprehur Mihrije Braha për të përditshmen “Infopress”.
Më tej këngëtarja ka shtuar se kënga është e përfunduar, ndërsa ajo ende nuk ka vendosur se ku do ta realizojë klipin. Edhe kjo këngë është realizim i Armendit dhe Aidës.

Telegrafi


YouTube Preview Image

1