Nimani: Malazezët në Kosovë të subjektivizohen
Ulqin :Ministri per pakica ne Qeverine e Malit te Zi, Fuad Nimani, tha te henen per KosovaLive se pakica malaziase ne Kosove duhet te subjektivizoje veten ne shtetin e pavarur te Kosoves, meqe deklaron se njeh Republiken e Kosoves dhe te gjitha institucionet e saj. “Kjo pakice, per ta vertetuar kete disponim, duhet te dale ne zgjedhjet e ardhshme qe do te organizohen ne shtetin e Kosoves per ta legjitimuar veten si minoritet dhe te krijoje parakushtet qe te integrohet ne shoqerine institucionale kosovare”, tha Nimani. Ai ishte ne perberjen e nje delegacioni shteteror te Malit te Zi, qe dite me pare vizitoi Prishtinen, te organizuar nga nje shoqate joqeveritare e cila thote se perfaqeson komunitetin malazias ne Kosove. “Delegacioni malazias hasi ne nje mikpritje shume bujare, duke filluar nga Presidenti, kryeparlamentari, ministri i jashtem dhe te gjithe zyrtaret e tjere kosovare”, u shpreh ministri Nimani, duke potencuar se inkuadrimi i komunitetit malazias ne institucionet e Kosoves ka nje rendesi shume te madhe edhe per thellimin edhe me te madh te marredhenieve, edhe ashtu te mira, midis dy vendeve fqinje.
KosovaLive





