G.Hajdinaga organizoj takim me përfaqësuesit e turizmit të Ulqinit

February 4, 2009   | Turizmi / Turizam

gezim-hajdinaga_biznismenet-turistik-te-ulqinitUlqin 2.2.2009: Në iniciativë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga u organizua takimi me përfaqësuesit e turizmit të qytetit tone.Prezantimi i përbashkët i ofertës turistike, publikime të reja të materialeve propagandistike dhe pjesëmarrja në bursat e vendeve të rajonit ishin temat ku u përqendruan të pranishmit e takimit.Fillimisht u përshëdet nisma e Kryetarit Hajdinaga dhe u shpreh gadishmëri e përgjithshme për dhënijen e ndihmesës.U la që në Panairin e Budvës oferta turistike e Ulqinit të prezantohet me një stendë të veçantë prej 52 metra katrore, ku shpenzimet do t’i heq Komuna e Ulqinit, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të realizohet edhe në bursat tjera si në Çeki, Hungari, Poloni, Rumani etj.Kryetari Hajdinaga theksoi që edhe këtë vit komuna sëbashku me përfaqësuesit e turizmit do të angazhohet maksimalisht në Panairin e Prishtinës, Shkupit, si dhe veçoi atë të Sarajevës ku paralajmëroi dhe binjakëzim me Qytetin e vjetër të Sarajevës, dhe në disa qendra të tjera tërajonit.Ai po ashtu palalajmroi se po punohet edhe materialet propagandistike. Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan që takimet e tilla të jenë të shpeshta dhe të mirren masa adekuate me qëllim që pasojat e krizës të janë sa më të vogla.

Kto Fotografi  jan Eskluzivitet i Web Sajtit www.ulqini.de