Vesa Luma për Shën Valentin në Amerikë

February 4, 2009   | Lajmet / Vijesti

vesa-luma-3Këngëtarja Vesa Luma në fillim të muajit shkurt udhëton drejt Amerikës në një turne ku e presin pesë koncerte, kryesisht me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës, por edhe për festën e Shën Valentinit.
Vesa tha për Kosovapress se në SHBA do të qëndrojë më shumë se dy javë, ku do të këndojë në vende ku jetojnë shqiptarët. Ajo tha se ka disa plane tjera atje, megjithatë dëshiron t’i bëjë publike pasi të kthehet në Kosovë.
Vesa shtoi se në këto koncerte do të marrë pjesë edhe këngëtari Sinan Vllasaliu dhe se janë të organizuar kryesisht për pavarësinë e Kosovës, por edhe për ditën e të dashuruarve, Shën Valentin.
Në këtë turne pritet të marrë pjesë edhe këngëtari Meda, ndonëse nuk është ende e sigurt.
Pikërisht Vesa është zgjedhur në Tiranë nga një kompani e famshme për të qenë imazhi publicitar i saj. Oferta ka qenë vërtetë joshëse, sa këngëtarja nuk ka mundur ta refuzojë.
Rreth zgjedhjes së saj nga kjo kompani, Vesa tha se do të jetë një vjet një imazh publicitar në kompaninë e Digji Albit, e cila është një kompani serioze dhe normalisht që e ka pranuar me shumë kënaqësi.
L.Gashi
Kosovapress


YouTube Preview Image
2