Sekretarja Clinton takoi kryeministrin Berisha

February 7, 2009   | Bota

2009_02_06_clinton_berisha_600_1Kryeministri Sali Berisha zhvillojë sot, në Departamentin e Shtetit, zyrën e saj një takim me Sekretaren e Shtetit, znj. Hilary Clinton
Ky takim ishte i pari i Administratës së Presidentit të 44-të Barack Obama, që Sekretarja e Shtetit, znj. Hilary Clinton, bënë me kryeministrin e një shteti. Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, në Departamentin e Amerikan të Shtetit u bë pak më parë se Sekretaria e Shtetit, znj. Hilary Clinton , të udhëtojë për në Azi, ku do të ndalohet në Japoni, Kinë dhe Korenë e Jugut.
Takimi ishte vazhdimi i axhendës mjaft të ngjeshur që pati këto ditë kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha gjatë vizitës së tij në SHBA, në këtë vizitë mjaft të suksesëshme ku ai ishte ftuar të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve. Kryeministri Berisha zhvillojë, sot, në orën 11.30 me orën lokale të Washingtonit, një takim me Sekretaren e Shtetit, zonjën Hilary Clinton,i cili u mbajtë në zyrën e saj në “Carl T. Rowan Room, Harry S. Truman building of the U.S. Department of State”.
Në këtë takim, u diskutuan tema të rëndësishme të proceseve integruese të Shqipërisë dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe çështja e të burgosurve në Guatanamo. Ku Shqipëria është i vetmi vend në botë deri tani që ka pranuar të strehojë gjashtë prej tyre.
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë demokratike. Ndërsa sa për ligjin e lustracionit, mund të them se ai nuk do të përdoret kundër kundërshtarëve politik”, është shprehur Berisha.
Kryeministri është takuar edhe me zyrtarin tjetër e DASH Stjuart Xhons, me të cilin ka dalë edhe në një konferencë për shtyp, ku janë vlerësuar si të shkëlqyera marrëdheniet Shqipëri-SHBA.
Ndër të tjera zyrtari amerikan ka vlerësuar kontributet e Shqipërisë në misionet në Irak e Afganistan, duke nënvizuar se janë bërë progrese për anëtarësimin e plotë në NATO.

Beqir Sina

YouTube Preview Image