Altuna Sejdiu: Zbulohet miku i ri i saj

February 8, 2009   | Lajmet / Vijesti

altuna-sejdiu-me-te-dashurinGjithmonë jeta private e këngëtares nga Maqedonia Altuna Sejdiu ka qenë e spikatur nga mediat dhe si duket atë e ka bërë që të jetë paksa e tërhequr dhe më e kujdesshme në dhënien e deklaratave dhe intervistave, madje ka ndodhur edhe ta fyejë gazetaren pasi ka menduar se ato nuk janë sjellë korrektë me të. Por ka raste kur asaj i del totalisht situata jashtë kontrollit.Pas ndarjes nga Merti Asllani, i cili është edhe vëllai i këngëtarit Bertan Asllani ku është përfolur që Tuna këtë lidhje e ka bërë vetëm për shkak të popullaritetit dhe punës që e lidhi me Mertin, pasi me ndihmën e tij ajo realizoi klipin “Inati” në versionin shqip, flitet se këngëtarja ka gjetur prehje tek një dashuri tjetër. Bëhet fjalë për një djalë që është akoma i panjohur për publikun. Duke u ndalur te jeta private e këngëtares, ajo ka pasur një jetë aventureske me anëtarin e grupit “Skillz”, Ledrin me të cilin u nda para disa kohëve. Por lidhjet e Tunës nuk mbarojnë me kaq. Para Ledrit ajo ka qenë e dashuruar me Lirak Bexhetin, djalin e rektorit të Universitetit shtetëror të Tetovës me të cilin e ndau vdekja, pasi ai vdiq aksidentalisht me makinë në rrugën Tetovë-Shkup.
Vip Shqiperija

YouTube Preview Image
6