Barcaleta të nxehta në shtëpi

February 9, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

barcaletaDarka ka qenë me shumë të qeshura në shtëpinë e Big Brother, pasi të gjithë banorët janë përqendruar totalisht duke rrëfyer barcaleta madje edhe me pullë të kuqe, ku Qetësori dhe Aida janë protagonistët kryesore. Të dy ndihen të shpenguar duke rrëfuyer edhe gazmore erotike, madje edhe nxisin Arjonin që të jetë më i ngazëllyer për të rrëfyer. Edhe Lirita tregon një barcaletë në dialektin kosovar, por duket se asnjë nga banorët nuk arriti që ta kuptonte, kjo ishte një arsye për të stepur Agonin për të mos rrëfyer gazmoren e rradhës. Ndërkohë banorët e tjerë vetëm dëgjojnë dhe kanë rënë paks anë plogështi, duke mo smarrë pjesë në asnjë lojë. Adi ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në divanin e tij të preferuar duke dëgjuar dhe pa bërë asnjë koment për historitë e shumta dhe plot humor që tregojnë konkurentët e tjerë. 

Top Channel