Bjordi dhe Agoni vishen si vajza

February 9, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

treshja-transDuket se këtë natë humori do të jetë një arsye më shumë që banorët të mos mendojnë për të fjetur gjumë, por të argëtohen. Pasi kanë kaluar disa minuta truku dhe veshje-zhveshjesh në dhomën e vajzave, shfaqen tre personazhe krejt të reja në hollin e shtëpisë së Big Brother. Janë pikërisht dy vajza dhe një djalë : ose ndryshe Bjordi dhe Agoni të maskuar si femra, ndërsa Lirita ka veshur rroba mashkulli dhe ka vendosur mjekër. Ata bëjnë një parakalim nëpër shtëpi, duke shkaktuar të qeshura me banorët e tjerë. Ndërkohë Arjoni dhe Dritani bëjnë humor me veshjen e Bjordit dhe lëvizjet e tij, por edhe nga Agoni i cili bën skena provokuese për djemtë e tjerë në shtëpi, të cilat reagoijnë vetëm duke qeshur dhe bërë komente të ndryshme. 

Top Channel

7