Republika “Kam respekt për policinë”

February 9, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bikja-policeEdhe pse me tone jo fort miqësore, Republika dhe Qetësori janë përqëndruar në një debat mjaft të nxehtë mes tyre, pikërisht rolin e policisë. Qetësori thotë se policia nuk është aspak e nevojshme të patrullojë në qytetet e vogla, si Orikumi, ndërsa vajza nga Lazarati mendon krejtësisht të kundërtën duke thënë se uniformat blu bëjnë detyrën e tyre, kudo qofshin ato. Sipas Qetësorit prania e policisë në qytetet e vogla është më shumë një mjet presioni për qytetarët, sesa për të bërë detyrën që i takon. “Unë kam respekt për forcat e shtetit dhe nuk më frikëson fakti kur mund të shoh ndonjë polic, pasi ata janë thjesht në krye të detyrës”-ka thënë Bikja. Biseda ndërpritet kur në mes hyn Aida e cila i tërheq vëmendjen vajzës nga Lazarati duke i thënë se duhet të kujdeset më shumë për pamjen e saj të jashtme, duke i treguar disa sekrete estetike që ajo është e bindur se do ta ndryshojnë dukshëm imazhin e saj. 

Top Channel