Çiljeta dhe Zajmina tani bëhen shoqe të ngushta
Ish-miket që u bënë rivale, tani bëhen shoqe të ngushta
Dikur, kur kujtimet me pasarela Miss-esh i kishin ende të freskëta dhe Zajmina e kishte gjoksin të paktën pesë numra më të vogël, të dyja vajzat ishin mikesha të ngushta. Por thuhet se një ish-i dashur i Çeljetës bëri gafën dhe u lidh me Zajminën, dhe të dyja ç’nuk thanë për njëra-tjetrën.
Jo po kështu e jo po ashtu, jo ajo ka bërë plastikë këtë, jo ajo këtë tjetrën…
Kështu, për një kohë të gjatë, nuk folën fare me gojë, derisa ne të “Mat”-it i kemi kapur bashkë. Vërtet janë bashkuar për një koncert, por dy vajzat kanë kaluar me njëra-tjetrën gjithë kohën në tavolinë.
Mesa duket, i kanë lënë pas krahëve inatet e vjetra.
Të dyja janë të lumtura në lidhjet e tyre dhe voila…
Shoqe për kokë! /Mat/
Çiljeta
Zajmina





