Genta Ismajli operon hundën!

February 10, 2009   | Lajmet / Vijesti

genta-ismajli1Këngëtarja Genta Ismajli ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në hundë. Ajo e ka treguar këtë në një intervistë për emisionin Express Live në Koha Vision, ku ndër të tjera ka folur edhe për videoklipin e saj të ri “E pamundur”.
“Jam operuar për shkak të vështirësive me frymëmarrjen. Tash ndihem më mirë”, ka thënë Genta. Një intervistë të zgjeruar me Gentën rreth videoklipit të saj të ri “E pamundur” do të mund ta ndiqni në edicionin e sotëm të Express Live.
Përpos kësaj Genta do të flet edhe për lidhjen e saj me Milotin. A ka menduar Genta për fejesë apo martesë? Këto dhe shumëçka tjetër, në “Express Live”.

Koha Vision

Perdorni vetem Internet Explorer për ta shikuar videon

9