Presion mbi Malin e Zi nga Serbia, për shkak të Kosovës
Serbia po ushtron presion mbi Malin e Zi që të mos vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.
Ambasadori i Serbisë në Podgoricë Zoran Lutovac ka deklaruar se vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës do ta konsideronte cenim në interesat e Serbisë.
Megjithatë ai ka thënë se të gjithë nga Mali i Zi, e sidomos abasadori, do të ishin të mirëseardhur në Serbi.
Në një intervistë për një radio malazeze Lutovac ka theksuar ky akt, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve nuk mund të shkojnë paralelisht me vendosjen e paralajmëruar të marrëdhënieve diplomatike të Podgoricës dhe Prishtinës.
“Një akt i tillë do të ishte vetëm vazhdim dhe konfirmimit të asaj politike me të cilën Serbia nuk pajtohet dhe e cila cenon interesat e saj”, tha Lutovac, por nuk ka ditur të përgjigjet në pyetjen se cili do të ishte reagimi i Beogradit.
QIK





