Intervistë me aktorin Mirush Kabashi

February 12, 2009   | Intervista / Intervju

mirush-kabashiMonodramat, sfida shumë të mëdha dhe unike në jetën artistike
Koha javore: Z. Kabashi, pak kohë më parë Ju keni vënë në skenë pjesën teatrale “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” të shkrimtarit francez Erik Emanuel Shmit. Çfarë Ju ka shtyrë për ta përzgjedhur dhe sjellë në shqip pikërisht këtë pjesë?
M. Kabashi: Përgjigjja e drejtpërdrejtë do të ishte: mesazhet e veprës, të cilat tashmë nuk janë të panjohura për botën perëndimore dhe lindore, por që për Shqipërinë nuk janë të njohura. Odiseja e njohjes nga ana ime e veprës letrare dhe pastaj, e transplantimit të saj në një rrëfenjë letrare, në një monodramë skenike, ka filluar pesë vjet më parë kur një miku im i cili banon dhe punon në Bullgari e kishte parë tashmë të interpretuar këtë pjesë nga një aktor i madh bullgar. Ai më thonte që gjatë gjithë kohës që interpretonte kolegu bullgar, iu përjetoja Ju, sepse më dukej që ishte goxha e përshtatshme për ju. Por përkthimi i tij nga bullgarishtja linte për të dëshiruar. Atëherë unë ia dërgova materialin një koleges sime në Paris e cila punon mbi 15 vjet po në gjininë e artit skenik, dhe ajo bëri tashmë përkthimin e veprës nga origjinali, pra nga frëngjishtja. Atëherë e kuptova se ishte me të vërtetë një vepër që e meritonte, mbi bazën e mesazheve, që tzi përkushtohesha. Dhe pesë vjet rresht unë kam punuar me të. Së pari, që nga një rrëfenjë të ndërtoj një monodramë sepse edhe ajo i ka ligjësitë e veta, dhe së dyti, pastaj, për ta përvetësuar që ta interpretoja në skenë.
Cilat janë mesazhet që më kanë shtyrë? Mesazhet e moralit, njerëzillëkut, dinjitetit njerëzor, sakrificës, por mbi të gjitha të dashurisë dhe mirësisë njerëzore. Sepse kam përshtypjen që në shoqëritë tona, të paktën të vendit tim, një nga problematikat kryesore është që po tentohet shumë për tzu pasuruar ose për të përfituar materialisht duke cenuar edhe moralin, karakterin dhe dinjitetin jo rrallë herë. Dhe kjo gjë krijon plasaritje shumë të madhe në shoqëritë të cilat aderojnë për të ndërtuar një demokraci. Dhe demokraci për mua do të thotë, në radhë të parë, kulturë, dinjitet, moral. Dhe morali është shumë më fundamental sesa që janë edhe ligjet. Dhe një shoqëri me moral nuk ka nevojë as për ligje sepse gjithçka do të funksiononte mbi bazën e një rregullsie. Mirëpo kështu duke u cenuar morali, atëherë fillojnë dhe tronditen edhe ligjësitë, e vërteta, familja, njeriu, dhe për pasojë gjithë shoqëria. Dhe në këtë pikëpamje gjykoj që ka një vakuum dhe ka nevojë që arti të marrë përgjegjësi dhe tzi sygjerojë shoqërisë ato problematika si dhe zgjidhjen e tyre. Dhe mua më duket se në këtë pikëpamje kjo është arsyeja që shumë vende të botës e kanë tonizuar apo si të them e kanë amplifikuar “Zotin Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Mjafton të përmend faktin që në Francë është vënë në skenë nga njëzet teatro, në Gjermani po përsëri nga njëzet teatro të ndryshëm, në teatro nga Amerika deri në Rusi, Japoni, ndërsa në Izrael ajo luhet një natë nga një trupë palestineze, kurse një natë nga një trupë çifute.
Në Turqi ndoshta ka qenë e vënë për herë të parë në skenë nga Teatri Kombëtar Turk. Prandaj gjykoja që edhe shoqërisë shqiptare i duheshin mesazhet e “Zotit Ibrahim dhe lulet e Kuranit”.
Dhe premiera e dhënë në qytetin e Durrrësit, ku e kam dhënë mbi bazën e mbështetjes së Bashkisë së qytetit të Durrësit, të atij qyteti ku unë vetë jam formuar edhe si qytetar, familjar, por edhe si aktor dhe artist, së bashku me një mbështetje kryesisht të karakterit moral edhe nga Ambasada Franceze meqenëse autori është një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë franceze, më dhanë të drejtën që të them se kam bërë një zgjedhje jo të gabuar, por kam bërë një zgjedhje në drejtimin e duhur sepse spekatori e ka përpi këtë si shfaqje dhe i ka mirëkuptuar, për të mos thënë që i ka absorbuar shumë mesazhet e tij dhe i ka parë që janë shumë të domosdoshme.

Koha javore: Sa vështirë është që përmes teatrit të jepen mesazhet që autori ka dashur tzi përçojë tek opinioni përmes veprës së tij?
M. Kabashi: Nuk është e lehtë. Më besoni, monodramat janë sfida shumë të mëdha dhe unike në jetën artistike të çdo artisti, që ai i bën një herë në jetë. Ndërsa mua më qëllonte që këtë ta bëja për të dytën herë pas “Apologjisë së vërtetë të Sokratit”. Dhe aq më tepër pasi që më pëlqente kjo gjë pasi që ishte një sfidë që të paktën do të më detyronte mua të ndryshoja tërësisht stilin e interpretimit dhe konceptin e interpretimit në aspektin e karakterit të personazheve, jo në pikëpamjen e botëkuptimit të interpretimit. Sepse Sokrati nuk ka asgjë të përbashkët me Ibrahimin e as Ibrahimi nuk ka asgjë të përbashkët me Sokratin, pavarësisht se mesazhet e tyre përkojnë shumë. Por, në qoftë se Sokrati stigmatizon, denoncon, çjerr maskën e demagogjisë së klasave që janë në fuqi për të nxjerrë të vërtetat të cilat lidhen me korrupsionin, paaftësinë dhe keqësinë, si të thuash, të këtyre klasave, Zoti Ibrahim është një natyrë krejt tjetër. Ai nëpërmjet mirësisë së tij, taktit, psikologjisë, sakrificës, dashurisë në radhë të parë që e ka për njerëzit, fillon dhe aprovon ato gjëra që nganjëherë mungojnë dhe i bën si të qëna për të thënë që shiko se është e domosdoshme që disa cilësi fundamentale të moralit njerëzor nuk duhet kurrë të preken, por duhet të ruhen të shenjta, sepse vetëm mbi bazën e tyre njeriu ndërton dinjitetin e tij dhe vetëm mbi bazën e tyre njeriu mund të arrijë të komportohet me të tjerët dhe tzu krijojë të gjithë të tjerëve respekt dhe të krijojë një lidhje reciproke mbi bazën edhe të interesave personale që mund të ketë dhe atëherë është në drejtimin e duhur.
Dhe nuk ka qenë e lehtë më besoni për të gjetur ato mjete, bile për të gjetur të thjeshtën, të natyrshmen, komunikuesen me spekatorin.

Koha javore: Pavarësisht mesazheve të përgjithshme, a ka ekzistuar te Ju frika se mbase mund të keqinterpretoheni nga ndonjë pjesë e shoqërisë shqiptare?
M. Kabashi: Deri diku. Keqkuptimi, keqinterpretimi apo keqdashja më mirë, mund të ekzistonte nga titulli i veprës “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Dhe e vërtetë është se ka pasur zëra të cilët janë përpjekur ta identifikojnë këtë si një vepër fetare, si një vepër e cila ka karakter islamik. Ndërsa mua më duket se është një spekulim vërtet shumë i madh. Është e vërtetë që autori ka simpati edhe për kulturën islamike dhe përpiqet që në këtë pikëpamje edhe të sfidojë, por të sfidojë të gjitha ato mendje të mbrapshta të cilat kërkojnë krejtësisht në mënyrë të padrejtë të identifikojnë këtë fe kaq të bukur, kaq humane dhe kaq njerëzore, kaq të moralshme, me veprimtarinë e një grushti ekstremistësh apo terroristësh dhe të thotë që në të gjithë botën kjo fe frymëzon miliona njerëz dhe i frymëzon drejt njerëzillëkut, drejta harmonisë, dashurisë, sakrificës. Por ama, nuk është ky qëllimi kryesor. Ai vetëm sa e vendos Zotin Ibrahim në sfondin e fesë islame, por autori nuk ka absolutisht asnjë tendencë të bëjë sfida karshi kulturave të tjera fetare. Përkundrazi, ai i çmon edhe kulturat e tjera monoteiste dhe thotë se këto kultura bashkëjetojnë dhe ku ai sheh vetëm respektin ndaj tyre. Ato vetëm sa e tonizojnë ose e forcojnë njëra tjetrën, por në bazë të mesazheve të Eric Emanuel Shmitit është njeriu, formimi njerëzor, karakteri njerëzor, mirësia njerëzore. Nuk është feja baza, sfondi është fetar. Kështu që edhe pse ai merr një djalë të një familjeje çifute i cili për arsye krejtësisht personale të asaj familjeje, madje disa edhe për arsye objektive, ajo familje është e shthurur dhe djali ka marrë rrugë të keqe dhe është takimi fatlum me një dyqanxhi, që i thotë “arab”, por që është mysliman, në një prej rrugicave periferike të Parisit. Nën kujdesin dhe psikologjinë tashmë të këtij dyqanxhiu, ky djalë kthehet në rrugë të mbarë dhe bile konvertohet nga çifut në islam. Nuk është se janë motivet fetare që e detyrojnë Moisiun të kthehet në Muhamed. Jo! Është mirësia njerëzore. Është fakti që këta dy njerëz takojnë krejt rastësisht njëri tjetrin dhe i japin motiv, i japin kuptim jetës së tyre. Dhe që të dy gjejnë rrugën e drejtë: Zoti Ibrahim gjen motivin për të jetuar dhe për të punuar duke patur një qenie, një djalë tashmë që edhe pse nuk e ka të gjakut të tij, bile edhe pse nuk e ka të kulturës së tij fetare, po ama ai gjen një person për tzi shërbyer asaj shoqërie, ndërsa Moisiu gjen një prind të vërtetë që sze gjeti te prindi i tij biologjik. Atë formim të një prindi të vërtetë, e gjeti te Muhamedi. Pra, gjithë mesazhet dhe i gjithë bashkëpunimi është krejtësisht i një karakteri njerëzor, është si një mozaik ku nëpërmjet disa thënieve që formojnë eksperiencën fundamentale të vetë Ibrahimit në këtë punë të zakonshme, formojnë një bazë shumë të madhe filozofike të cilën duhet ta respektojë njeriu në jetë. Ato duket sikur janë shumë të thjeshta, por shumë prej thënieve të Zotit Ibrahim nga eksperienca e tij janë thënie lapidare që njeriu duhet tzi ketë si parime kryesore në veprimtarinë e tij njerëzore pavarësisht nga vendi i punës.

Koha javore: A keni pasur frikë për vënien e kësaj monodrame në skenë pas suksesit Tuaj me “Apologjinë e vërtetë të Sokratit” apo duke ditur se ajo është vënë në skenë nga emrat më të njohur të botës së aktrimit?
M. Kabashi: Jo. Sepse, më besoni, tashmë që unë jam 60 vjeç dhe kam afërsisht rreth 40 vjet karrierë artistike, në veprimtarinë time aktoreske nuk janë udhëheqëse ambiciet artistike sesa janë ato qytetare. Dhe në këtë pikëpamje unë mendoj shumë më përpara nëse duhet ta marr një vepër dhe kriteret e asaj që mua më bëjnë që të mendohem shumë apo, të them “kam frikë”, janë nëse me të vërtetë do të them diçka të vlefshme, të domosdoshme për shoqërinë, mesazhe të cilat do tzi vlenin asaj, do të korrigjonin diçka, do të bënin që të mbetej në mendje. A është kjo pjesë në drejtimin e duhur, a është e vlefshme, pastaj dhe e bukur?! Por në momentin që unë motivohem dhe gjej argumente që, po me këtë vepër unë jap një vepër apo jap mesazhe të vlefshme dhe njëkohësisht edhe emocionet flasin apo vlerat estetike artistike të bukura, atëherë nuk më vjen keq edhe po të dështoj.
Unë nuk dua të bëj sfida që unë e luajta më mirë se ky apo ky e luajti më mirë. Kjo nuk më shqetëson shumë. Unë përpiqem të bëj maksimumin që atë bukuri, ato gjëra, ato mesazhe të vlefshme që unë i zbuloj veprës, që mua më pëlqejnë, bëj çzështë e mundur që të gjej mënyrën për tzia përcjellur spekatorit. Dhe kur them që u bëra një transmetues vërtet i mirë dhe këto cilësi kaluan te spekatori, atëherë ndjej që kam bërë një punë vërtet shumë të mirë. Po të mos arrij do të them që nuk arrita dot. Por ama nuk u nisa kot, nuk bëra një gjë të kotë. Jam i motivuar që po të duhet, duhet bërë kjo gjë. Kështu që nuk më shqetësojnë si të thuash sfidat artistike.

Koha javore:
Vetëm disa ditë më parë është shfaqur premiera e filmit “Ne dhe Lenini” të regjisorit Saimir Kumbaro ku edhe Ju keni marrë pjesë. Cila është e veçanta e këtij filmi apo edhe e rolit me të cilin Ju prezantoheni në të?
M. Kabashi: Skenarin për herë të parë mua ma ka dhënë Saimir Kumbaro, regjisor i filmit, por që është edhe bashkëskenarist, mbi bazën e një pjese dramaturgjike që e kishte vënë në skenë Teatri Kombëtar dhe që është shkruar nga Ruzhdi Pulaha, një dramaturg jashtëzakonisht i vlefshëm i teatrit shqiptar. Dhe çuditërisht e kam lexuar në Las Vegas, ku kisha shkuar për 28 Nëntor i ftuar nga komuniteti shqiptar për të recituar poezi. Dhe qysh se e lexova skenarin, më bëri një përshtypje shumë të mirë. Arsyeja ishte fakti se ngjarja ishte shumë e thjeshtë. E gjithë ngjarja e filmit zhvillohet në një azil pleqsh, në një qytet provincial, ku nëpërmjet karaktereve dhe historive që ka secili, nëpërmjet dramave apo historive njerëzore të këtyre nejrëzve, autori me shumë finesë, elegancë, shpalosë edhe problemet shoqërore që ka shoqëria aktuale. Dhe në këtë pikëpamje më duket se ia kanë qëlluar të dy në pikëpamjen e skenarit, si Saimiri ashtu edhe Ruzhdiu si bashkëskenaristë.
Por Saimiri duke qenë një regjisor impulsiv, intuitiv, një djalë që tashmë mbi bazën e bagazhit e të disa filmave (unë kam pasur fatin që të jem në pesë filma me të. Bashkëpunimin për herë të parë me të e kemi nisur në filmin “Koncert në fund të vitit 1936”, për të vazhduar.

Bisedoi: I. Kallaba
Koha Javore

YouTube Preview Image