Asociacioni turistik i Kosovës“KOTAS”qëndroj në Ulqin

February 17, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

asociacioni-turistik-i-kosoveskotas_ulqin2Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij priten delegacionin e Kosovës të tubuar rreth asociacionit të turizmit KOTAS.
Është hera e parë që një delegacion i këtij lloji viziton Ulqinin. Kryetari Hajdinaga i njoftoi  të pranishmit me aktivitetet që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve për prezantim të denjë të ofertës turistike të Ulqinit në bursat turistike. Ai veçoi që nesër në panairin e turizmit në Budvë nga qyteti ynë në mënyrë të organizuar do të prezantohen 10 subjekte e kështu do të vayhdohet dhe në bursat e tjera në rajon. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet prezantimit në  panairin e Prishtinës.
Bashkëbiseduesit i shprehën falenderime Kryetarit Hajdinaga qytetit të Ulqinit dhe Malit të Zi për njohjen e Kosovës shtet të pamvaruar dhe theksuan që ka ardhur koha e bashkëpunimit të ndërsjelltë ndërmjet dy vendeve të pamvarura. Në takim u tha se  fushat e bashkëpunimit janë të shumta dhe për këtë ekziston   gadishmëri e përbashkët.
Delegacioni nga Kosova vazhdoi takimin me kolegët e turizmit  nga qyteti ynë ndërkohë që edhe ata do të jenë të pranishëm në  bursën e Budvës ku do të kenë takime të shumta edhe me zyrtarë nga Mali i Zi.Pritet që këtë sezonë turistike përfaqësuesit e tubuar rreth Asociacionit KOTAS të angazhohen për begatimin e ofetës turistike. Palët u dakorduan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm.
Në Ulqin qëndrojë për një vizitë pune delegacioni “KOTAS”- Asociacioni turistik i Kosovës. Ata u takuan me zyrtarë komunal dhe homologë të tyre nga qyteti ynë për të diskutuar çështje me interes të përbashkët, ndërkohë që në dy ditët e ardhëshme do të jenë prezent në Panairin e turizmit METUBES në Budve. Delegacioni nga Kosova u taku me Kryetarin Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij sot në orën 19.00 dhe me përfaqësuesit e agjencive turistike dhe objekteve hoteleriere në Kullën e Ballshajva në Kala. Mbajten një fjalim të shkurtë të dy anët, dhe vazdhuan  biseden me  disa pronare te hoteleve, dhe të plazheve të Ulqinit. Kryetari i faliminderoj musafirt dhe ju tha që tani jemi në fazën e përgadijes për sezonin turistik dhe për të gjithë mysafirët e kosovës Ulqini simjet do të kejn nji pamje ma të ndyshme ,dhe tha që vizita juaj isht e mirë e ndoshta do të na sjellin më shumë visitor se vitin 2008.

Kto Fotografi  jan Eskluzivitet i Web Sajtit www.ulqini.de