Gëzim Hajdinaga uroi Presidentin e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë

February 17, 2009   | Lajmet / Vijesti

urime-dita-e-pamvarsise-kosove_kryetari-i-komunes-se-ulqinit-gezim-hajdinagaKryetari i  Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga uron Presidentit e  Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun me rastin e përvjetorit të parë të Ditës së Pavarësisë

Në mesazhin e tij thuhet:

Ju uroj përzemërsisht Juve, dhe nëpërmjet Jush, gjithë popullin e Kosovës, me rastin e përvjetorit te parë të Ditës së Pavarësisë!

Në ditëlindjen e parë të shtetit të Kosovës Ju keni dëshmuar se jeni të denjë të ndërtoni shtetin e së drejtes demokratik e sovran të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Z President, jam i bindur që një shtet i tillë demokratik do të ecë përpara drejtë të ardhmes evropiane dhe euroatlantike

.

Sinqerisht i Juaji,

Kryetari  i  Komunës së Ulqinit

Gëzim Hajdinaga

Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga uron Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të parë të Ditës së pavarësisë.

Në mesazhin e tij thuhet:

Ju shpreh urimet më të përzemërta për përvjetorin e parë të Kosovës së pavarur.

Në këtë ditë kremteje jemi me Ju, me popullin e Kosovës i cili edhe në ditëlindjen e parë  dëshmoi dhe përforcoi besimin ndërmjet miqve se meriton për të jetuar në një shtet të lirë, demokratik e të mëvetësuar.

Z. Kryeminister, duke Ju uruar edhe njëherë këtë përvjetor të gëzueshem, dëshiroj që sa më parë Mali i Zi dhe Kosova të ecin drejtë të ardhmes europiane dhe euroatlantike.

Pranoni konsideratën time më të lartë.

Kryetari  i  Komunës së Ulqinit

Gëzim Hajdinaga

pavaresia-e-kosoves_banner

1