Bjordi – Aida kur nxehesh nuk je e bukur

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-veshjet-big-brother-albania12/02/2009 18:00

Bjordi i afrohet Aidës dhe ajo i tërheq vëmendjen, duke i thënë se duhet të sillet më mirë. Djaloshi më i vogël i shtëpisë buzëqesh dhe e puth, duke e ditur që ajo e përkëdhel me fjalet e saj. Ai i thotë Aidës që kur nxehet nuk është më e bukur. Aida qesh më batutat e tij, ndërkohë që Sori i thotë Bjordit se fjalët që ajo i thotë janë gjithmonë për të mirën e tij. Ndërkaq Zhuli tregon se viagra është shpikur nga një mjek i njohur nga Shkupi me origjinë shqiptare. Adelajda nuk është dakord me temën e hapur duke shpjeguar se nuk është momenti i duhur për të folur. Zhuli i kundërpërgjigjet dhe i thotë se vetë ajo po flet për këtë temë dhe nuk ka asgjë të keqë, pasi kjo bisedë është thjesht informuese.