Diskutohet origjina e e Big Brother

February 19, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

big-ok-big-brother-albania12/02/2009 19:00

Të mbledhur në sallon të gjithë banorët diskutojnë përse ky reality shou që në origjinë është quajtur “Vëllai i Madh” dhe jo “Babai i Madh”. Të gjithë hedhin disa argumente njëri pas tjetrit, por Bjordi tregon se zanafilla ka ardhur nga një libër dhe që atëherë ky format televiziv është quajtur “Vëllai i Madh”, prej nga edhe eshte frymezuar. “Unë mendoj se quhet Vëllai i Madh pasi përkujdest për ty, është ai që të qëndron më afër problemeve të tua dhe që të jep konfidencat që të nevojiten dhe që të tërheq ndonjëherë nga veshi, pasi ky është edhe roli i vëllait në realitet”-argumenton Zhuljeta. Edhe Qetsori argumenton të njëjtën ide, e cila mbështet edhe nga banorët e tjerë.

Top Channel