Adelajda: Agoni më acaron!

February 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelajda-per-agonin-big-brother-albania20/02/09 00:00

Adelajda dhe Mimoza kanë diskutuar për Agonin. “Ky Agoni më acaron! Eshte shume i ndyrë, e ke vene re, flet shume pisët!” – i ka thënë Mimozës. Më pas ka vazhduar duke thënë se Agoni bën disa veprime që nuk duhet t’i bëjë, nuk ka fare respekt dhe se është shumë ndryshe nga meshkujt e tjerë të shtëpisë.
Mimoza nga ana e saj i ka treguar Adelajdes se kur kishin qenë duke kërcyer vals, ai i qe afruar shumë, aq sa ajo i kishte thënë të largohej.
“Ai nuk ka edukatë, – ka thënë Adelajda kur aty ka ardhur edhe Qetsori, – ju të tjerët jeni të gjithë të edukuar”. Ajo ka deklaruar se këtë javë “nuk do ta simpatizonte”, duke nënkuptuar tjetër gjë. Më pas aty ka ardhur Agoni dhe në prani të tij, por pa përmendur emra, Adelajda ka thënë: “Unë tipat që flasin banalisht, që bëjnë veprime apo pasthirrma banale, nuk i duroj dot dhe nuk i toleroj!”

Top Channel

1