Aida dhe Adelajda përballen sërish!

February 21, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-aida-big-brother-albania18/02/09 04:10

Një tjetër “zënkë” ka ndodhur mes Aidës dhe Adelajdes, kësaj here në dhomën e gjumit. Aida i ka kujtuar sjelljen e saj jo të hijshme karshi Liritës, kur nuk i foli as në emër e nuk i tha as të lutem. Adelajda iu përgjigj duke i thënë se çfare ka mes asaj e Liritës nuk është punë e Aidës dhe Lirita po të donte fliste vet. “Fjala -të lutem-, -i ka thënë Aida Adelajdes, -është kultura më minimale, që ti si zyshe që je duhet ta dish.”. Më pas ajo ka vazhduar duke thënë se Adela nuk mund të urdhërojë të tjerët, gjë të cilës ajo është përgjigjur sërish se Aida nuk ka pse të ndërhyjë, kur nuk i ka thënë gjë asaj. “Kur flas me Liritën, flas me Liritën. Kur të flas me ty, flas me ty!-ka përfunduar ajo.

Top Channel