Gjini i Portokallis bëhet futbollist dhe flirton me Ingrid Gjonin

February 22, 2009   | Lajmet / Vijesti

gjini-me-ingrid-gjoninBesart Kallaku, aktori i njohur i spektaklit “Portokalli” ka organizuar të enjten në mbrëmje një festë të vërtetë me miqtë e tij artistë, duke përuruar lokalin e tij të ri, në zonën e ish–bllokut. Aktori ka shfrytëzuar këto momente të mbylljes së sezonit të spektaklit të humorit në “Top Channel”, për t’u marrë me biznesin e tij, si dhe për t’u angazhuar si lojtar në skuadrën e futbollit të Krujës.

Midis shumë artistëve që ai kishte ftuar, ra në sy prania e Ingrid Gjonit dhe Rozana Radit, dy aktorëve të “The SHBLSH”, Julian Deda e Gent Zenelaj, Big Mamës. Besi kishte organizuar një mini show me batuta e këngë, të kënduara nga Samanta Karavello, Emmy, por edhe Gaz Paja, një nga miqtë më të mirë të Besit. Por festa ka qenë aq e gëzueshme dhe e çlirët, saqë artistët shumë shpejt kanë harruar praninë e paparacit në ambientet e lokalit.

Në foto që shihni, vihet re se gjatë gjithë momenteve Gjini ka qëndrur shumë afër Ingrid Gjonit, duke u përqafuar e komunikuar shumë pranë njëri-tjetrit. Besi dhe Ingridi njihen në sajë të aktiviteteve të ndryshme të tilla që takohen bashkë. Ndërkohë gjatë mbrëmjes nuk është parë e dashura e Besit, edhe pse thuhet se ai ka një lidhje për momentin. Ndërsa përsa i përket Ingridin, ajo pas ndarjes nga Enea ka vendosur të mos krijojë lidhje të gjata, e për më tepër të ekspozohet, pasi është shprehur vazhdimisht se ajo që ka bërë me Enean, duke e bërë të njohur në sajë të ekspozimit gjithandej me të, ka qenë një gabim.

Vip.Shqiperia

Besart Kallaku

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/GJINI-PORTOKALLI.flv

Ingrid Gjoni

YouTube Preview Image