Kush do të jetë bartësi i listës,dilemë e re për partitë shqiptare

February 23, 2009   | Politika

genc-nimanbegu_forca-e-re-demokratikePolitika si monopol personal
Periudha parazgjedhore ka sjellë dilemë të re për partitë shqiptare: kush do të jetë bartësi
i listës. Se kjo është problem serioz dëshmon edhe fakti se nga ky shkak, siç shkruan shtypi malazez, është vënë në pyetje edhe formimi i koalicionit të gjerë të partive shqiptare. Për çka ishte fjala? Në një anë ishin partitë që e përkrahnin Genc Nimanbegun, nënkryetarin aktual të Forcës, ndërsa në anën tjetër ishte Mehmet Bardhi dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.
Kjo filozofi është e trashëguar nga feudalizmi osman, e pastaj, ka vazhduar me komunizmin e tipit rus. Të dyjat i takojnë diktaturës lindore që quhet despotia. Është koha t’i jepet fund komunizmit te shqiptarët. Për ne vazhdojnë tiparet negative të komunizmit. Politika kuptohet si e drejtë ekskluzive e një numri të vogël të individëve, të cilët e kanë marrë këtë të drejtë në kohën e fillimit të pluralizmit dhe më nuk i lëshojnë postet e zëna një herë. Te ne politika kuptohet si profesion me të cilin shkohet në pension. Nëse je kryetar partie, do të mbetesh kryetar i përjetshëm. Nëse je kryetar shteti ose kryeministër (këtu shqiptari nuk është në “rrezik” ) do të mbetesh i përjetshëm. Kështu që faktikisht ka pak ose aspak dallime mes komunizmit dhe tranzicionit. Heqja dorë nga një funksion politik dhe angazhimi në ndonjë funsion tjetër konsiderohet si mbarimi i botës. A jemi të dënuar që të na prijnë njerëzit deri sa të mos shkojnë në pension. Në këtë mënyrë te shqiptaret në Mal të Zi krijohet një apati sepse votuesi i rëndomtë e din që përpara se nuk ndryshon asgjë. Rrethi i vogël i politikanëve shqiptarë në Mal të Zi e ka harruar se fuqia politike (pushteti) merret nga populli dhe se, duke e ushtruar një funksion politik ata e përfaqësojnë popullin. Dhe se fare pak varet nga dëshirat e tyre për funksione.
Opinioni joshqiptar në Mal të Zi e njeh një numër shumë të vogël të emrave të politikanëve shqiptarë. Ku janë të gjithë ata njerëz të cilët do të mund të na përfaqësonin.
Xhoana Perkaj
xhoanaperkaj@yahoo.com
Koha Javore

YouTube Preview Image

1