Këshilli i Ministrave i BE do të diskutojë mbi Serbinë dhe Malin e Zi
BRUKSEL, Belgjikë:23/02/2009 — Këshilli i Ministrave i BE u mblodh në Bruksel të hënën (23 shkurt) për të diskutuar një sferë të gjerë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin e Serbisë me gjykatën e krimeve të luftës në Hagë dhe kërkesën e Malit të Zi për të marrë statusin e kandidatit të BE. Media njoftoi se diplomatët e lartë të Europës do të diskutojnë gjithashtu mundësinë e dërgimit të një misioni të posatçëm të BE në Serbi për të vlerësuar bashkëpunimin e Beogradit me gjykatën e OKB. Një temë tjetër në rendin e ditës do të jetë gjendja në Kosovë, si dhe kandidatët e mundshëm për përfaqësuesin e lartë në Bosnje dhe Herzegovinë, tani që Miroslav Lajçak është bërë ministër i jashtëm i Sllovakisë.
(RTS, Makfax, BTA, Netpress)





