Kumtes: Miratimi i Vendimit për kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore

February 25, 2009   | Lajmet / Vijesti

forca-e-re-demokratike-_logoMe rastin e miratimit të Vendimitpër kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore Forca e Re Demokratike del mekëtë deklaratë:

Vendimi për rregullimin e tokës ndërtimore te Komunës se Ulqinit ose edhe memire e thëne vendimi për komunaljet te cilën Koalicioni për Ulqinin Evropian eka miratuar ne seancës e jashtëzakonshme të Komunës së Ulqinit më datën 13.02.2009 së shpejti do te hyje ne fuqi.

Koalicioni Për Ulqinin evropian kamiratuar vendimin i cili sipas mënyrës së miratimit dhe në bazë të neneve tëjashtëligjshme që përmban, nuk ka asgjë që bazohet në deklarimet principeve evropiane:

  • para së gjithash vendiminnuk e përcjell, i detyrueshëm sipas ligjit, Programi për rregullimin e tokësndërtimore,gjegjësisht  programi mbi pajisjet komunale.
  • Vendimi nuk i kyç dispozitate domosdoshme nga Ligji për rregullimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve, epo ashtu as terminologjinë e cila flet për rregullimin e hapësirës komunale,
  • Vendimi nuk i kyç principetdhe qëllimet themelore të Ligjit për rregullimin hapësinor dhe ndërtimit tëobjekteve, qëllimi kryesore i të cilit është rregullimi hapësinore,thjeshtësimi dhe përshpejtimi i proceseve të marrjes së lejes së ndërtimit,shkarkimi nga obligimet fiskale për investitorët në periudhën e ndërtimit tëobjektit, por bie vendimet të cilat janë në kundërshtim me këto principe dheqëllime.
  • Shqyrtimi publik ështëmbajtur nga data 25 shkurt deri më datën 25 mars të vitit 2008, çka do të thotëpara hyrjes në fuqi të Ligjit të ri, e që nuk ka pasur të shënuara tribuna tëhapura, gjë e cila është e domosdoshme për një vendim të tillë, e Vendimi nëpreambulë thirret pikërisht në dispozitat  e Ligjit nga gushti i vitit2008.
  • Vendimi nuk ka për qëllimrregullimin komunal por vendosjen e vështirësive shtesë për qytetarët dheekonominë, me qëllim të shtimit të mjeteve buxhetore e të cilat mesiguri do tëshpenzohen atje ku nuk janë paraparë, gjegjësisht për qëllime operative.

Kushtet për qëllimin e shpenzimit tëkëtyre mjeteve nuk ekzistojnë sepse nuk janë sjellë planet detaje urbanistike eas Programet për rregullimin komunal të cilat edhe janë bazë për shpenzimin ekëtyre mjeteve.

Komuna e Ulqinit nuk e ka Programine rregullimit te tokës ndërtimore, gjë që cila këtë vendim e bënë të paligjshëm.

Ligji i ri në mënyrëprecize e definon në nenin 65 se çka nënkuptohet me rregullim komunal, dhe nëbazë të kësaj është i paqartë neni 6 i Vendimit se rregullimin komunal mund tabëjë investuesi, në pajtim me dokumentin rregullues, dhe në bazë të kësaj marrëveshjetbëhen në mes të investuesit dhe qeverisjes lokale.

Duke shkuar nga fakti seshumica e investuesve(qytetaret dhe ndërmarrjet) përmbi 90% te infrastrukturës,si ato primare poashtu edhe ato sekondare i kane ndërtuar nga mjetet e tyre, kaqenë e domosdoshme që kësaj pyetje ti kushtohet një kujdes i veçante, dhe tebihet një vendim se si këto shpenzime te hiqen nga kompensimet, gjegjësisht ngakomunaljet.

Duke  lënë që për këtëprocedurë, rreth kompensimit  të mjeteve të investuara(për ujë, rrymë,kanalizim,rrugë, etj.), që të vendosin nëpunësit dhe kryetari i Komunës, hapinmundësi të reja për keqpërdorim dhe korrupsion ndaj qytetarëve.

Ligji i ri parasheh shumë lehtësime,posaçërisht kur është fjala për pagesat e kompensimeve. Po ashtu, për marrjen elejes së ndërtimit, më nuk është kusht parapagesa e komunaleve, kurse meVendimin e Komunës së Ulqinit parashihet edhe avans i kompensimit, madje edhepër disa vendbanime për të cilat akoma nuk është sjellë Programi i rregullimit,gjë e cila është krejtësisht në kundërshtim me ligjin.

Rritja e kompensimeve për pajisjekomunale, në vend që të inkurajojë zhvillimin e biznesit të mesëm dhe të madh,me këtë vendim do të ndikojë në thellimin e trendit të recesionit i cili edhekështu veç është prezent, si dhe në stagnimin dhe rënien e aktiviteteveekonomike  në territorin e Komunës së Ulqinit.

Forca e Re Demokratike do të iniciojëkushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij vendimi dhe njëkohësisht do tëkërkojë nga Ministrja për zhvillim ekonomik dhe Ministria për turizëm që tëkyçen në këtë çështje, të ndihmojnë dhe të ndalojnë realizimin e këtij Vendimii cili do të shkatërrojë dhe do të ndalojë investuesit  që eventualisht nëtë  ardhmen  të destinohen për  investim  në Ulqin.

Kryetar i klubit të këshilltarëve të Forcës

Genci Nimanbegu

Shërbimi Informativ i Forcës