Agoni: E prisja nominimin

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

agoni-big-brother-albania24.02.09 09:30

Pyetjes së Zhuljetës sesi po e përjetonte nominimin, Agoni i është përgjigjur se po e përjetonte shumë keq. Ai ka thënë se megjithatë e kishte pritur një gjë të tillë, madje kishte qenë 80 përqind i bindur se kjo do t’i ndodhte. Zhuljeta i ka thënë se përderisa e priste ta nominonin, s’kishte pse ta përjetonte kaq keq. Sipas saj, në këtë rast ai duhet ta kishte më të lehtë. Agoni ka thënë se gjëja që e bënte të ndihej më keq, ishte fakti që ai e konsideronte shumë herët daljen e tij në nominim apo nga shtëpia e Big Brother.