Bjordi : Feja më ndikon shumë

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-dhe-adelajda-big-brother-albania24/02/09 00:10

Një bisedë gjatë turnit të rradhës, mes Adelajdes dhe Bjordit, mbi ekzistencën ose jo të dinosaurëve, është kthyer në një diskutim të vërtetë mes tyre. Gjithcka ka nisur me pyetjen e Bjordit drejtuar asaj, se cfarë mendon ajo kur shkon në një muze dhe shikon kockat e një tiranosauri. “ Unë dyshoj!” – ka thënë Adelajde. Kaq ka mjaftuar që notat dhe ritmet e bisedës të ndryshojnë. Bjordi shfaqi gjatë gjithë kohës habinë e tij sesi mund të dyshojë ajo në fakte shkencore apo të mos mendojë asgjë në lidhje me kockat e dinosaurëve. Adela vazhdonte të ngulte këmbë në të vetën dhe që nuk donte të fliste as për fenë as për shkencën. “Nuk po flasim për fenë, -i tha Bjordi, po flasim cfarë mendon ti kur sheh kockat e një dinosauri.” “Ku e di ti – ia ktheu Adela, që ata nuk e groposur pak më parë atë kockën e pastaj kanë thirrur kamerat? Unë për vete dyshoj!” Ajo vazhdoi duke thënë se feja apo besimi që ajo ka ndikojnë shumë në mednimet e saj, prandaj i kërkoi Bjordit të mos i bënte më pyetje të tilla se ajo ishte e influencuar nga feja.