Lirita ë Arjoni : Më je dukur i padurueshëm

February 26, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

lirita-dhe-arjoni-big-brother-albania24/02/09 12:55

Duke ndenjur më shumë bashkë ne tendë për t`u kujdesur për lopët, banorët gjejne mundësi të flasin më shumë për veten apo dhe raportet që kanë krijuar me njeri-tjetrin. Lirita dhe Arjoni flasin për nominimet dhe bezdinë që kanë kur këto biseda bëhen vazhdimisht. Sipas Liritës, dihet që ata do nominohen dhe do nominojnë, këtë e kanë ditur që para se të hyjnë. Megjithatë ajo i thotë Arjonit se nuk e priste që ai të ishte që këtë javë në nominim, kurse për Aidën dhe Adelajdën e priste. Lirita i thotë Arjonit se në fillim ka menduar që ta nominojë sepse nuk i pëlqente, i dukej i padurueshëm por, tani që ka ndryshuar sjellje i duket mirë. Ata flasin edhe për sjelljen e Arjonit kundrejt Mozes gjatë natës së spektaklit dhe Arjoni thotë se u nervozua shumë me të për genjeshtrat që i kishte thënë ajo. As Liritës nuk i pëlqeu kjo sjellje e Mozës dhe e pa si të pavend gënjeshtrën e saj ku tha se kishte patur një të dashur biseksual. Për Liritën shakaja duhet të kishte marrë fund në moment e jo pas disa ditësh. Arjoni thotë se Moza nuk është sjellë drejtë me të pasi ajo mendonte se ai kishte një prapamendim. Por, sopas Arjonit kjo nuk është e vërtetë se ai vec ka dashur që ta njohë e të krijojë një gjykim të drejtë për të. “Këtë kohë kur kemi qëndruar vetëm këtu, jemi njohur më shumë dhe kam vënë re se është një vajzë shumë e ciltër” ka shtuar ai. Ata flasin edhe për Adelën e cila u duket shumë e përmbledhur dhe që nuk është vetja. Arjoni flet edhe për Adin të cilin nuk e njohin ende dhe vazhdon ta quajë atë “klloun”. Arjoni pretendon se Adi ka krijuar mendim negativ ndaj tij dhe se ai ka një mendim pozitiv vetëm për më të vegjëlit e shtëpisë, ata që janë më të padjallëzuar por, me më të mëdhenjtë nuk e luan dot.

1